​Këshilli i Sigurimit sot debaton për Ushtrinë e Kosovës

E publikuar: 17/12/2018 08:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë sot për formimin e Ushtrisë së Kosovës, me kërkesë të Beogradit zyrtar.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq pritet të flasin në seancë, e cila do të jetë e hapur për media dhe fillon në ora 21.00.

Thaçi para nisjes për në Nju Jork deklaroi se pavarësisht diskutimit në KS të OKB-së, transformimi i FSK-së në ushtri është proces i pakthyeshëm.

“Nëse Serbia është e shqetësuar nga krijimi i ushtrisë sonë, serbët e Kosovës ndihen të sigurt”, tha Thaçi.