​Kanye West i kërkon falje publike Kim Kardashian

E publikuar: 26/07/2020 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanye West i ka kërkuar falje publikisht bashkëshortes së tij Kim Kardashian për zbulimin e informacionit në lidhje me jetën e tyre private ditëve të fundit.

Reperi 43-vjeçar ndau një falje në rrjetin social Twitter, transmeton KosovaPress.

“Kim, e di se ju lëndova. Te lutem, më fal! Faleminderit që keni qenë gjithmonë atje për mua”, ka shkruar West.

Një burim i afërt me çiftin e famshëm zbuloi për “People” se sa shumë ishte hidhëruar Kim kur ajo zbuloi se burri i saj kishte folur për publikun se ai po mendonte për abortin në kohën kur ishte shtatzënë me vajzën e tyre North.

Kanye ka ndarë disa ‘cicërima’ në javët e kaluara në të cilat përmendi Kim, familjen e saj dhe shumë njerëz të tjerë.

Përveç njoftimit se po bashkohej në garën për president të Shteteve të Bashkuara, ai kishte disa shpërthime të tjera, duke thirrur Kim dhe nënën e saj Chris Jenner, duke thënë se ato po përpiqen ta mbyllin dhe më vonë i tha publikut se po shikonte mundësinë e divorcit.