​INDEP kërkon të hiqet TVSH-ja nga investimet e energjisë solare

E publikuar: 27/11/2020 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar projektin për “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimeve të Ripërtritshme në Kosovë”.

Qëllimi i projektit nga INDEP ishte mbështetja e institucioneve por edhe sektorit biznesor në Kosovës për zbatimin e eficincës së energjisë dhe arritjes së synimeve të dakorduara nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Doruntina Musa, hulumtuese në INDEP, në një konferencë për media tha se synimi kryesoj i projektit ishte që të ngrisë vetëdijen dhe të ngrisë dialogun mes palëve të interesit në këtë fushë, raporton KP.