​Identifikohet personi që dërgoi mesazhin e rremë për koronavirus

E publikuar: 01/04/2020 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, pas pranimit të një informacioni nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me një mesazh me përmbajtje dezinformuese, i cili nuk ishte lëshuar nga asnjë institucion shtetëror dhe shëndetësor i Kosovës, është trajtuar dhe hetuar në aspektin policor.
Përmbajtja e këtij mesazhi, i cili ka qarkulluar përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve online, përmes të cilit i është bërë ftesë qytetarëve për analiza rreth koronavirusit në QKUK, ka shkaktuar dezinformimin e opinionit dhe qytetarëve.Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme me ç‘rast ka arritur që të identifikojë personin/at, të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa këtij mesazhi.Ajo çfarë mund të konfirmojmë është se ky mesazh ishte mashtrues, i njëjti është krijuar dhe dërguar tutje fillimisht nga një person, tani i njohur për Policinë e Koso vës.Policia e Kosovës në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale rreth këtij rasti.