​Hoxhaj zyrtarizon 300 aderime të reja në PDK

E publikuar: 24/05/2017 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zyrtarizuar sonte në Vushtrri 300 aderime të reja në parti.
Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, zëvendëskryetari i partisë, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja e ka dëshmuar veten në proceset më të rëndësishme për vendin, duke i vënë interesat shtetërore të parat.

Ai ka deklaruar se është pikërisht kjo arsyeja pse shumë njerëz të rinj kanë vendosur t’i bashkohen Fillimi të Ri me Partinë Demokratike të Kosovës.

“PDK ka dëshmuar se është parti që merr vendime, dhe në proceset më të rëndësishme të shtetit ka dëshmuar veten, duke e vendosur gjithmonë në plan të parë interesin e vendit. Kjo është arsyeja që i ka frymëzuar këta të rinj sonte, dhe shumë personalitete të tjera që t’i bashkohen PDK-së dhe programit për një Fillim të Ri për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Zëvendëskryetari Hoxhaj ka thënë se Rinia Demokraike dhe organizimi madhështor i takimit të sontëm i jep edhe më shumë fuqi Fillimit të Ri.

Anëtarët e rinj të PDK-së që aderuan sonte janë kryesisht të rinj e të reja që kanë qenë pjesë e partive të tjera, por që i janë bashkuar PDK-së në synimin e saj për fillimin e ri për Kosovën.