​Hoti në Dragash: Bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet yni

E publikuar: 10/01/2021 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, po vazhdon parafushatën në pjesë të ndryshme të vendit.

Ai këtë të diel, bashkë me ministra e deputetë të LDK-së ka qëndruar në Dragash me ç’rast është takuar me elektoratin dhe simpatizantët e LDK-së.

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri në detyrë ka thënë se bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes së tyre.

Ky është statusi i tij i plotë:

Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës!

LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën. Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë.

Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar.

Zoti e bekoftë Dragashin!

Zoti e bekoftë LDK-në!