​Haradinaj: SHBA e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi

E publikuar: 14/08/2020 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Washington me 2 shtator në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj në një shkrim në rrjetin social Facebook shkruan se takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur, duke i bërë thirrje kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit”, shkruan tutje ai.