​Gashi për zgjedhjet e reja: LDK e madhe, e fortë dhe e vendosur

E publikuar: 23/12/2020 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se partia e Isa Mustafës është e vendosur dhe më e fortë se kurrë për t’i hyrë garës zgjedhore në vend.

Ai në një postim në Facebook ka shpërndarë një fotografi me figurat kryesore të LDK-së.

“LDK e madhe, e fortë, e vendosur”, shkruan Gashi.

Ndryshe, sot ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani ka përfunduar konsultimet me partitë politike duke bërë të ditur se data e zgjedhjeve do të bëhet e ditur pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë votën e deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.