​Gashi: Pati tensione, por jo sulm ndaj deputetëve të VV-së

E publikuar: 28/07/2020 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mohuar përfshirjen në sulmin e pretenduar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shefi i deputetëve të VV-së, Arben Gashi, në një konferencë të përbashkët me Kujtim Shalën, e pranoi se gjatë Komisionit ka pasur tensione, por që e mohoi që deputetët e LDK-së të jenë përfshirë në këtë debat.

Ai po ashtu tha se në korridor të Kuvendit ka pasur diskutime me deputetët e apostrofuar të VV-së, por jo edhe sulm fizik.

“Ka pasur një mbledhje të komisionit, mbledhja ka qenë kryesisht e tensionuar. Tensionet janë shfaqur nga deputetët e LVV-së me kryetaren e komisionit dhe ministren e Punëve të Jashtme. Ne si deputetë nuk jemi përfshirë në këto debate. Pastaj ka pasur një diskutim nga nënkryetari i kuvendit dhe pas diskutim Gjyshinca ka filluar me ofendime të deputetit…. dhe ne jemi qu kemi dalë jashtë, dhe me diskutime në korridor deputeti Gjyshinca dhe deputetja Pacolli shfaqën gjuhë agresive, dhe ne u larguam. Mendoj që është fluks që po ngritët nga LVV që po dëmton reputacionin e deputeteve”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala tha se nuk janë përfshirë në debatin e komisionit./kp/