​Gashi: Nuk e pranoj Specialen, ftesat t’i bëjnë me shkrim dhe jo me telefon

E publikuar: 30/09/2020 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i OVL të UÇK-së Tomë Gashi është ftuar sot nga EULEX që të lajmërohet në selinë e tij, por ai ka refuzuar.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës nuk ka bërë të ditur se cila do të jetë përgjigja e tij në rast se Specialja i dërgon një ftesë zyrtare, por tha se nuk e njeh Gjykatën Speciale dhe se nuk ka arsye që ai të shqetësohet.

“Ka qenë thirrje dhe ka qenë kërkesa e tyre që të shkojmë në zyrat e Policisë së EULEX-it për të marrë dokumentacion bashkë me Faton Klinakun. Unë nuk kam shkuar dhe iu kam treguar se refuzoj të shkoj. Ata kanë dy situata: nëse duan ata t’i sjellin dokumentet në OVL të UÇK-së apo në zyrën time, por të jetë gjithçka në formë të shkruar dhe jo me thirrje telefonike, sepse këto janë mashtrime dhe qëllimkëqija”, u shpreh avokati Gashi.