​Gashi: Isa Mustafa e ka për obligim të gjejë zgjidhje për presidentin

E publikuar: 30/11/2020 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri Hoti, Arben Gashi ka thënë se temë e diskutimet ka qenë projektligji për rimëkëmbje ekonomike që sipas Gashit do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa lidhur me postin e presidentit, shefi i deputetëve të LDK-së ka thënë se Isa Mustafa si bartës i koalicionit e ka për obligim të gjejë zgjidhje për këtë çështje.

I pyetur për humbjen e LDK-së në Podujevë, ai tha se do të bëhen analiza që mos tw ketë probleme për zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar se përjetuan një rezultat jo të kënaqeshim.