​‘Galaktika e Andromedës’ dhe ‘Exil’ në kategorinë kryesore të Festivalit të Sarajevës

E publikuar: 23/07/2020 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

‘Galaktika e Andromedës’, filmi debutues nga More Raça dhe ‘Exil’ nga Visar Morina do të jenë pjesë e kategorisë kryesore në edicionin e sivjetëm të Festivalit të Sarajevës që do të mbahet nga data 14 deri më 21 gusht.

Më rastin e publikimit të programit të Festivalit të Sarajevës, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi i uroi regjisorët dhe ekipet e realizuese përmes një videotelefonate të përbashkët.

“Më gëzoi lajmi që dy filmat ‘Galaktika e Andromedës’ nga More Raça dhe ‘Exil’ nga Visar Morina do të jenë pjesë e kategorisë kryesore të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Uroj nga zemra dy regjisorët kosovarë dhe ekipet realizuese të të dy filmave për këtë arritje të rëndësishme për ta si regjisorë dhe për kulturën e Kosovës në përgjithësi. Pata nderin që si ministre e kulturës, rinisë dhe sportit të jem pjesë e premierës evropiane të filmit Exil në festivalin e madh të filmit Berlinale, në shkurt të këtij viti, dhe i gëzohem premierës rajonale të këtyre dy filmave që është hap tjetër i rëndësishëm për promovimin tonë kulturor. Nga pozita e ministres dhe nga pozita ime personale gëzohem që filmat që ka financuar MKRS-ja përmes QKK-së, kanë arritur sukses në kinematografinë evropiane. MKRS-ja do të përkrahë gjithmonë iniciativa dhe projekte filmike që kanë kualitet të nivelit evropian, dhe me anë të të cilëve prezantojmë shtetin dhe kulturën tonë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ministrja Dumoshi.

Sipas një komunikate të MKRS-së, duke u bazuar në rezultatet pozitive të filmave të autorëve vendas dhe atyre të , ministrja Dumoshi është koshiente që duhet të punohet në drejtim të rritjes së buxhetit dhe mbështetjes së sektorit të industrisë së filmit në Kosovë.

“Kjo do të jetë premierë e rëndësishme për regjisoren e re More Raça. ‘Galaktika e Andromedës’ filmi im i parë i metrazhit te gjatë në festivalin prestigjoz prej më të mëdhenjëve në rajon Sarajevo Film Festival, lajm shumë i gëzueshëm për mua si autore dhe për ekipin e filmit. Uroj gjithë ekipin realizues për këtë sukses të madh” u shpreh regjisorja More Raça./kp/