​Fokusi i NATO-s, zhvillimi profesional i FSK-së

E publikuar: 23/10/2016 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i NATO-s dhe Ekipit Ndërlidhës (NALT), gjeneral Dietmar Mosmann ka thënë se NATO mbetet e përkushtuar në sigurinë e ballkanit perëndimor, por fokusi kryesor është mbështetja e zhvillimit profesional të FSK-së.

Ai tha se NATO këtu vazhdon të mbështesë organizatat e sigurisë, ku FSK-s i jep këshilla dhe më pas asistencën.

“Ne ndihmojmë edhe në zhvillimin dhe trajnimin në programet e FSK-së.”

Fungo:Gjendja e sigurisë është përmirësuar dukshëm

Komandanti i KFOR-it, ka deklaruar se misioni i KFOR-it, përveç që kontribuon në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, po ndihmon edhe në krijimin e kapaciteteve vendore.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dukshëm”, tha ai.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie ka folur rreth pranisë së KFOR-it në vendin tonë. Sipas tij, forcat e KFOR-it janë të rëndësishme dhe respektohen nga gjitha komunitetet në Republiën e Kosovës.

KFOR-i është një shprehje e përkushtimit të aleancës së NATO-s dhe është institucion që respektohet nga Kosova. KFOR-i ka qenë i suksesshëm në punën e tij. Ftesa e Malit të Zi që të bëhet pjesë e NATO-së është zotim dhe përkushtim pozitiv. Është sinjal i mirë për vendet tjera që aspirojnë anëtarësimin. Dera e NATO-së mbetet e hapura. SHBA-ja pret që Maqedonia të dëshmojë vlerat dhe të bëjë progres dhe të zgjidh çështjen e emrit”, ka thënë ai.

Majko lavdëron Kosovën 

Pjesë e panelit është politikani nga Shqipëria, Pandeli Majko. Me këtë rast, ai ka folur rreth intergimit të Kosovës dhe zhvillimit në shumë fusha.

“Është një temë që ka ngjallur dhe do të mbetet një libër që përshkruhet sa i përket problemit të integrimit në NATO dhe BE. Sot po ndërton të ardhmen e vet me shpejtësi të madhe”, është shprehur ai, transmeton Ineksonline

Vazhdon punimet Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kanë nisur punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Prishtinë.

Sot në Prishtinë i vazhdon punimet Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku mes shumë personaliteteve do të flas edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në takimin treditor po diskutohet për perspektivën e Kosovës në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe rolin evolues të NATO-s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të  Krerëve të Shteteve dhe të Qeverive, të mbajtur në muajin korrik, në Varshavë.

Seminari i ka filluar punimet dje dhe është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të  Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, Xhavit Haliti dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane, ndërsa po marrin pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

TEMAT: