​FboxK organizon Kampionatin Individual të Kosovës në boks

E publikuar: 18/12/2020 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e boksit të Kosovës (FboxK) do ta organizojë Kampionatin Individual të Kosovës në boks, në kategorinë Junior të moshave 15 dhe 16 vjeçare, dhe në kategorinë Kadet për moshat 13 dhe 14 vjeçare, me datën 19 dhe 20 dhjetor.

Kampionati do të zhvillohet në Palestrën e Sporteve në Shtime, dhe në bazë të protokollit anti-Covid19 nuk do të lejohen më shumë se 50 persona në palestër, ku përfshihen garues, trajner, delegat, dhe mjek sportiv, dhe për atë arsye vendi do të jetë i mbyllur për shikues, përcjell KosovaPress.

FboxK po ashtu ka bërë të ditur edhe kërkesat që duhet përmbushur për të garuar në këtë turne, dhe ato i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

1.Në Kampionat kanë të drejtë të marrin pjesë të gjitha klubet që janë të regjistruara në FboxK per vitin 2020. Klubet të cilat nuk kanë paguar licencimin për vitin 2020 nuk kanë drejtë të marrin pjesë.
2.Të gjitha librezat e garuesve që marrin pjesë duhet të jenë të regjistruara për vitin 2020.
3.Të gjitha librezat e garuesve të jenë me kontrollime mjekësore nën 6 muaj.
Po ashtu janë konfirmuar edhe gjyqtarët së bashku me delegatë dhe stafin mjekësor.

Gjyqtarë: Latif Demolli, Agim Shala, Aliriza Rexhepi, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Safet Sylaj, Rasim Rrustemi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Luan Krasniqi, Agron Nushi, Marigona Beadini, Fatlum Agushi

Delegatë: Sylejman Voca, Nadir Shllaku

Mjeku kujdestar: Agron Kamberi