​Fabregas godet me top foshnjën gjashtëmuajshe, ngritet padi kundër tij

E publikuar: 14/04/2017 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foshnja gjashtëmuajshe Mark është dërguar në spital për mjekim, pasi që futbollisti i njohur i Chelsea, Cesc Fabregas e goditi me top, derisa nëna dhe babai i foshnjës ishin në një park ku loja me top ishte e ndaluar.

Nëna e foshnjës ka ngritur padi kundër futbollistit spanjoll dhe kërkon që t’i paguhen 540 funta shpenzime të spitalit, si kompensim për stresin e shkaktuar, shkruan gazeta britanike “The Sun”.

“E dashura e tij erdhi tek unë dhe më pyeti nëse foshnja është në rregull. Ajo shtoi se “jam e sigurt se çdo gjë do të jetë në rregull”. Por, pyes se si do të ndihej ajo sikur të ishte në pyetje fëmija i saj. Ajo tha se topin e kishte goditur njëra nga vajzat dhe jo partneri i saj. Më tha se do të më thërras dhe të më pyes se si është Mark, por nuk thirri”, tha Victoria Diethardt.

“Fabregas është mjaft i pasur që të paguaj kontrollin mjekësor privat të fëmijës tim, në mënyrë që mjekët të konstatojnë se nuk kishte asgjë, pasi ka shanse që të ketë dëmtim të trurit. Nëse del të jetë ashtu, Fabregas do të duhet të paguajë deri në fund të jetës”, ka shtuar Diethardt.