​E konfirmon Haradinaj: Agim Zuzaku, kandidat i AAK-së për kryetar të Gjilanit

E publikuar: 08/12/2020 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë publike kandidatin e kësaj partie për kryetar të Gjilanit.

Ai sot ka pritur në takim kandidatin e AAK-së për Gjilan, Agim Zuzaku, me ç’rast bëri të ditur edhe kandidimin e këtij të fundit për kryetar të Gjilanit.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku. Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Prita në takim kolegun tim, kryetarin e ri të AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku. Shkëmbyem mendime për planet e Aleancës në Anamoravë dhe në nivel vendi.

Po ashtu, kam kënaqësinë të ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku. Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi.

Anamorava në përgjithësi, e Gjilani veçmas, janë prekur direkt nga qeverisja e Aleancës. Urime Agim!