​Dybala dhe Morata të gatshëm për ballafaqimin me Romën

E publikuar: 26/09/2020 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alvaro Morata dhe Paulo Dybala janë ftuar nga trajneri Andrea Pirlo për ballafaqimin e nesër ndaj Romës në xhiron e dytë të kampionatit italian Serie-A.

Megjithatë, “Bianconerrët” ende nuk mund të bazohen në shërbimet e lojtarëve si Bernardeschi, Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro, derisa Sami Khedira nuk ka udhëtuar fare drejt Romës.

Blerja e re, Morata mund të debutoj vetëm pak ditë pasi e kompletoi ardhjen e tij si i huazuar nga Atletico Madridi, derisa Dybala është shëruar plotësisht nga lëndimi i muskulit.

Skuadra e plotë e Juventusit:

Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Rugani, Demiral, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala, Douglas Costa, Vrioni.