​Deputetja Hoxha preket me Covid-19

E publikuar: 08/07/2020 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se ka dalë pozitive në testin për koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam pasur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:

Plogështi
Ethe
Temperaturë
Koll

Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë… Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgjuar deri tani… Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetese.