​Delawie nuk i ndalë porositë për liderët: Miratojeni demarkacionin

E publikuar: 23/02/2018 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA’ve në Prishtinë, Greg Delawie sërish u ka bërë thirrje drejtuesve të partive politike në vend që të ratifikojnë Demarkacionin.
Ai në një postim në Twitter, ka shkruar se është koha që të tregohet lidership që vendos qytetarin në rend të parë.

“Tani është koha për të gjitha partitë të tregojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikojeni demarkacionin”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Ndryshe, seanca për demarkacionin e thirrur për sot në ora 10:00, u shty pas nisjes së saj për të mërkurën në të njëjtën orë. /GazetaExpress/.