​Brnabiq paralajmëron hapjen e një qendre testimi COVID-19 në Mitrovicën e Veriut

E publikuar: 05/08/2020 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha në konferencën për shtyp se në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 295 raste pozitive, se nëntë njerëz vdiqën dhe 132 njerëz ishin në respiratorë.

“Realiteti është që përqindjet tona janë duke u zvogëluar dhe se presioni ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor po dobësohet, si për sa i përket numrit të ekzaminimeve ashtu edhe numrit të të shtruarve në spital”, tha ajo.

Brnabiq theksoi se sot ka nisur një turne në 22 laboratorët ekzistues të PCR në të gjithë Serbinë për koronavirus.

“Ne filluam me një turne në 22 laboratorë, si dhe nëntë lokacione për laboratorë të rinj, në mënyrë që të përgatitemi më mirë për valën e vjeshtës,” tha ajo.

Brnabiq ka bërë të ditur se do të hapet edhe një laborator për testime COVID-19 në Mitrovicën e Veriut.