​Britania shënon rritje të numrit të rasteve dhe vdekjeve të reja me koronavirus

E publikuar: 22/12/2020 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas të dhënave zyrtare, numri i rasteve të reja me virusin korona në Britaninë e Madhe u rrit për 36.804.

Kjo është një rritje në krahasim me një ditë më parë, kur u regjistruan 33.364 raste të reja, raporton Reuters.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 është 2.110.314, raporton Worldometers.

691 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Numri i vdekjeve gjithashtu u rrit në krahasim me dje, kur ishte 215. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Britani është 68.307.