​Britania do të ofroj mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën e Hotit në dialogun me Serbinë

E publikuar: 01/12/2020 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Mbretërinë e Bashkuara. Nënshkrimi i memorandum mirëkuptimit u bë nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott.

Nëpërmjet këtij memorandumi Hoti thotë se Britania e Madhe do të ofroj mbështete për Këshillim e Ekspertëve dhe Zyrën e Kryeministri në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky që do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria e Britanisë së Madhe vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës. Sot, bashkë me ambasadorin Nicholas Abbott, nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin Mbretëria e Bashkuar do të ofroj mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën time, në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja”, ka shkruar Hoti.