​Braga-Leicester City, analizë dhe formacionet e mundshme

E publikuar: 26/11/2020 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leicester City udhëton drejt Bragas për ndeshjen në kuadër të Ligës së Evropës, duke shpresuar ta regjistrojnë fitoren e katërt radhazi në garën evropiane, për të parën herë në histori të klubit, përcjell KosovaPress.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:55 në stadiumin “Braga Municipal” në Portugali, në kuadër të Grupit G të Ligës Evropa.

Skuadra angleze gjendet në krye të tabelës me nëntë pikë të tubuara nga tre ndeshje të luajtura gjithsej, kurse Braga gjenden në pozitën e dytë me tre pikë më pak se Leicester, me dy fitore të regjistruara dhe një humbje.

Të dy skuadrat pritet të paraqiten me formacionet më të mira të mundshme në dispozicion:

Braga (4-5-1): Matheus; Esgaio, Viana, Silva, Sequeira; Medeiros, Musrati, Castro, Horta, Galeno; Paulinho

Leicester City (3-4-3): Schmeichel; Forfana, Evans, Fuchs; Albrighton, Praet, Choudhury, Thomas; Under, Maddison, Iheanacho