​BQE: Rimëkëmbja e ekonomisë do të merr një kohë të konsiderueshme

E publikuar: 04/08/2020 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekonomisë së eurozonës do t’i duhet kohë të rimëkëmbet nga tronditja e shkaktuar nga pandemia e COVID-19, paralajmëroi sot kryekonomisti i BQE-së, Philip Lane.

“Vazhdimi i pasigurisë në lidhje me evolucionin e pandemisë po zbeh ndjesinë e biznesit”, tha ai, duke përmendur si rrjedhojë edhe rëniet reale e të pritshme të punësimit dhe të të ardhurave.

“Për më tepër, bankat pritet të shtrëngojnë standardet e kredisë për kompanitë, ndërsa skemat e kreditit shtetëror nuk përfshihen”, shtoi Lane.

Sipas tij, këta faktorë ndihmojnë për të shpjeguar se përse ekonomisë do t’i duhet një sasi e konsiderueshme kohe për t’u rimëkëmbur plotësisht nga tronditja pandemike, si edhe përse është e nevojshme mbështetja e rëndësishme e politikës fiskale dhe monetare./atsh/