​Bordi i AKP-së miratoi listën e aseteve për SHAL 55

E publikuar: 29/01/2020 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit miratoi listën e aseteve të propozuara për SHAL 55, e cila përmban 137 asete atraktive në tërë rajonin e Kosovës dhe planifikohet të shpallet me 25 mars 2020.

Siç njofton AKP, bordi po ashtu miratoi propozimet e autoriteteve përkatëse të likuidimit për aprovimin e Raporteve për shpërndarjen përfundimtare për kreditorët e NSH-ve:

1) NSH Dardania Pejë;

2) NSH Industria e Miellit dhe Bukës (IMB) Mitrovica e Jugut;

3) NSH Kluz Drenas;

4) NSH Agri Coop Ranillug; dhe

5) NSH Termosistem Rahovec (Shpërndarje përfundimtare e pjesshme).

Pas shqyrtimit Bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për vendosjen në likuidim të pesë ndërmarrjeve shoqërore.

Në këtë takim Bordi i Drejtorëve miratoi edhe Planin e Punës së AKP-së për vitin 2020 të propozuar nga menaxhmenti.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi amandamentimin e Rregullores për njësinë e negocimit direkt, ndërkaq raportet rekomanduese dhe përfundimtare të kësaj njësie janë miratuar pas shqyrtimit të secilit rast veç e veç nga Bordi i Drejtorëve./Infosot/