​Berisha: Moratoriumi për mos anëtarësim në organizata ndërkombëtare ishte lëshim i delegacionit të Kosovës

E publikuar: 16/09/2020 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka deklaruar se moratoriumi njëvjeçar për mos anëtarësim në organizata ndërkombëtare ishte një lëshim nga ana e delegacionit të Kosovës të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka komentuar marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington ndërmjet palës kosovare dhe serbe, duke thënë se Kosova dhe Serbia u trajtuan si vende të barabarta.

Me vendosjen e njohjes reciproke në dokumentin dorëzuar Aleksandar Vuçiqit në takimin e Uashingtonit, Berisha thotë se pala amerikane ka dashur të testojë presidentin serb për të parë reagimin e tij.

“Ata bën një provë për të parë reagimin e Vuçiqit, por nuk ishte qëllimi të negociohej njohja reciproke”, u shpreh Berisha.