​Barcelona presion Suarezit për t’u larguar nga “Camp Nou”

E publikuar: 12/09/2020 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është duke i bërë presion maksimal Luis Suarez-it që ai të largohet nga “Camp Nou” dhe të transferohet te ndonjë klub tjetër.

Lojtari uruguajan nuk është ftuar fare për ndeshjen e së shtunës kundër Nástic de Tarragona dhe ky është një sinjal i qartë se trajneri nuk e sheh atë në planet e tij për sezonin e ri.

Lojtari është në treshen e golashënuesve në historinë e Barcelonës, por Koeman ia ka bërë të qartë se ky është fundi i karrierës së tij te Barcelona.

Kampioni aktual i Italisë, Juventusi, raportohet se është në negociata të avancuara për të siguruar shërbimet e tij. /KP/