​ASK: Kishte ngritje në çmimet e prodhimit

E publikuar: 07/12/2020 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimit për tremujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet se kishte një ngritje për 1.3%, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.

SK thotë se ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e xehes së metalit (44.4%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.6%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (1.8%); prodhimi i pijeve (0.8%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.6%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (0.5%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.4%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.4%); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (0.1%).

“Ngritja u neutralizua me renien e çmimeve te: prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.0%); prodhimi produkteve kimike (-0.5%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.3%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-0.1%); dhe prodhimi i mobiljeve (-0.1%). Ndërkaq, krahasuar TM3 2020 me TM3 2019, çmimet e prodhimit pësuan rënie në një mesatare prej (-0.8%). Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i produkteve minerale jometalike (-5.0%); prodhimi i metaleve (-4.9%); prodhimi i makinerisë dhe i pajisjeve p.k.t (-4.6%); prodhimi i mobiljeve (-4.4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-2.7%); prodhimi i pijeve (-2.5%); prodhimi i letrës dhe i produkteve prej saj (-0.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.5%); dhe përpunimi i produkteve ushqimore (-0.5%). Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (12.9%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (8.5%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (4.2%); nxjerrja e xehes së metalit (3.9%); prodhimi produkteve kimike (3.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.5%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.6%)”, thuhet në njoftim.