​Ambasadori i Italisë në Kosovë përkujton 22 vjetorin e masakrës së Reçakut

E publikuar: 15/01/2021 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka përkujtuar 22 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Orlando ka shkruar në Twitter se kujtojnë viktimat e kësaj masakre ku rithekson domosdoshmërinë për të vënë drejtësinë në vend.
“Në përvjetorin e masakrës së Reçakut ne kujtojmë viktimat dhe pohojmë domosdoshmërinë e drejtësisë dhe pajtimit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Orlando.