​Ahmeti: Të hënën fillojmë me testimet serologjike për COVID

E publikuar: 16/07/2020 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se dje kanë pranuar maqinat e para, si edhe testet serologjike për COVID në këtë komunë, ndërsa, sot kanë testuar 60 personat e parë.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se sot në ditët e para jemi në procesin e kalibrimit dhe testimit të aparateve dhe metodologjisë.

“Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptome. Momentalisht jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë e brenda dy javësh do jemi me kapacitet rreth 400 në ditë. Synimi primar në fillim është që përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dijmë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga Marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat).Na prift e mbara në këtë kapitull të ri”, ka shkruar ai duke shtuar se me decentralizim të testeve, shumë shpejtë shumica e laboratoreve private do ta kenë mundësinë e testimit serologjik dhe PCR.