​Ahmeti kërkon më shumë koordinim me institucionet qendrore

E publikuar: 23/03/2020 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar te institucionet qendrore për më shumë koordinim, pasi centralizimi i të gjitha gjërave nuk është i mirë në luftëra të tilla.

Ai ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të materialeve mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë dhe punëtoret e administratës.

“Nuk do të lëjmë asnjë punëtorë pa mbrojtje. Dhe nuk do të bëhemi barrë shtesë për nivelin qendror. Apeli im te institucionet qendrore është për më shumë koordinim. Centralizimi i të gjitha gjërave nuk është i mirë në luftëra të tilla. Duhet të jemi bashkë, tjetër prioritet pos luftës ndaj virusit nuk kemi. Së paku mund të flas në emër të krejt kryetarëve të komunave në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai