​A po trokasin zgjedhjet? Kjo është përgjigjja e Limajt

E publikuar: 15/09/2020 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Nismës Fatmir Limaj ka folur rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, pas skadimit të mandatit të postit të presidentit Hashim Thaçi në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai në emisionin Debat në RTK ka pranuar se çështja e postit të presidentit mund të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Tema e presidentit do të jetë e vështirë. Nëse kjo nuk tejkalohet, atëherë mund të shkojmë në zgjedhje. Më mirë në zgjedhje sesa në situata të paqarta me një qeverisje që nuk funksionon”, është shprehur Limaj.