​9 556 raste me Covid-19 brenda 24 orëve në Meksikë

E publikuar: 02/08/2020 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meksika regjistroi dje për të dytën ditë radhazi një rekord kontaminimesh me coronavirusin e ri, me 9 556 raste të regjistruara në 24 orë, sipas shifrave të sekretariatit federal të Shëndetësisë.

Totali i rasteve me COVID-19 në Meksikë ka arritur tashmë në 434 193 dhe i të vdekurve në 47 472, pas 764 të vdekurve nga COVID-19 të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Meksika që numëron 128,8 milionë banorë, është vendi i tretë në botë përsa i përket numrit të të vdekurve si pasojë e koronavirusit pas SHBA-së dhe Brazilit.

Megjithatë, përqindja e vdekshmërisë, që është 362,1 të vdekur për një milion banorë, është më e ulët se ajo e vendeve të Europës dhe Amerikës Latine. /ATSH-AFP/