​55 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj

E publikuar: 09/07/2020 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Ferizajit vazhdon të shënojë rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Brenda 24 orëve të fundit, në këtë komunë janë regjistruar edhe 55 raste të reja, duke çuar totalin në 177 raste aktive.

“Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 55 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj që çon në 177 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejtë të infektuarve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.