​100 euro gjobë për përdoruesit e mjeteve piroteknike në hapësira publike

E publikuar: 18/12/2020 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka nxjerr një urdhëresë përmes së cilës ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në vende të hapura publike deri më 3 janar 2021.

Kryetari Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese do të gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Ky është statusi i tij i plotë:

Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike

Kryetari Shpend Ahmeti nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.