​Vuçiq: Nuk do të jetë e lehtë për Serbinë, do të kemi presione për shkak të Kosovës

04.06.2020 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Vuçiq: Nuk do të jetë e lehtë për Serbinë, do të kemi presione për shkak të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pret presion të madh mbi çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe se është e rëndësishme që Serbia, pas zgjedhjeve, të bëhet me një qeveri të fortë.

“Por nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Loznica, ku mori pjesë në hapjen e pjesës së rinovuar të spitalit dhe hapjen e fabrikës “Adient”.

Ai përsëriti se në procesin e dialogut, Serbia gjithashtu duhet të merret parasysh.

“Ne nuk kemi kundërshtime për bisedimet që kemi pasur në BE, si dhe në bisedimet me Richard Grenell. Gjithmonë jam munduar të arrij sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë paqësore. Nëse ata ndalojnë me kërkesat për pranim në Interpol dhe organizata të tjera, ne do të ndalojmë fushatën e njohjes së Kosovës”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i realizoi të gjitha këto me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dhe se kreu i shtetit të Kosovës do të ishte dakord për bisedime vetëm kur amerikanët janë pjesëmarrës në tryezën e bisedimeve.

Vuçiq tha se nuk e kupton arsyen pse Thaçi nuk dëshiron të bisedojë me përfaqësuesit evropianë në procesin e dialogut.

“Për dallim prej nesh, që nuk na lejohet të bëjmë asgjë, sidoqoftë, atyre u lejohet të bëjnë gjithçka”, tha Vuçiq./KP

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pacolli kërkon shkarkimin dhe dënimin e ministrit Abrashi për përhapje të virusit

Pacolli kërkon shkarkimin dhe dënimin e ministrit Abrashi për përhapje të virusit

Ahmeti: Qeveria nuk duhet të dyfishojë gabimet logjike të masave

Ahmeti: Qeveria nuk duhet të dyfishojë gabimet logjike të masave

OBSH: Të paktën 60 % e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

OBSH: Të paktën 60 % e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

Institucione shkencore të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore kundër Gjykatës Speciale

Institucione shkencore të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore kundër Gjykatës Speciale

VV: Bandat e Agim Veliut tentojnë ta ndalojnë fitoren e Shpejtim Bulliqit

VV: Bandat e Agim Veliut tentojnë ta ndalojnë fitoren e Shpejtim Bulliqit

​Zemaj: Patriot sot është ai që bashkohet për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit

​Zemaj: Patriot sot është ai që bashkohet për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit

Rreth 60 për qind më pak mërgimtarë nga Zvicra në Kosovë këtë vit

Rreth 60 për qind më pak mërgimtarë nga Zvicra në Kosovë këtë vit

KEDS punon në projekte investive, paralajmërohen ndërprerje të detyrueshme të rrymës

KEDS punon në projekte investive, paralajmërohen ndërprerje të detyrueshme të rrymës

​Qeveria: E hëna ditë pune

​Qeveria: E hëna ditë pune

​Hoti: Në javën e ardhshme do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike

​Hoti: Në javën e ardhshme do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike

A e rritë bllokada bullgare euro-skepticizmin në Maqedoninë e V.?

A e rritë bllokada bullgare euro-skepticizmin në Maqedoninë e V.?

​Fetahu: Llapi nuk do t’ia besonte asnjëherë votën atyre që bëjnë thirrje për dhunë

​Fetahu: Llapi nuk do t’ia besonte asnjëherë votën atyre që bëjnë thirrje për dhunë

Zemaj inspekton bashkë me Policinë nëpër qendrat tregtare për shkak të “Black Friday”

Zemaj inspekton bashkë me Policinë nëpër qendrat tregtare për shkak të “Black Friday”

Rrëmbehet një femër në Pejë

Rrëmbehet një femër në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e këtij personi

12 të vdekur dhe 764 raste të reja me koronavirus

12 të vdekur dhe 764 raste të reja me koronavirus