​Vetëm 30 minuta më pak gjumë ndikon keq në shëndetin tuaj

12.10.2020 00:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Vetëm 30 minuta më pak gjumë ndikon keq në shëndetin tuaj

Humbja e vetëm 30 minutave të gjumit në ditë gjatë ditëve të javës mund të ketë efekte afatgjata në peshën e trupit dhe metabolizmin, sipas një studimi të porositur nga Ministria e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe.

Për njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm gjatë gjashtë muajve, rezistenca ndaj insulinës rritet ndjeshëm, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2, transmeton KosovaPress.

Diabeti shoqërohet me rreziqe të humbjes së shikimit, sulmit në zemër dhe goditjes në tru, si dhe dëmtimit të nervave dhe enëve të gjakut.

“Ne zbuluam se humbja e vetëm 30 minutave të gjumit në ditë ka një efekt të rëndësishëm në mbipesha dhe rezistencën ndaj insulinës”, tha profesori Shahrad Taheri pranë Kolegjit Mjekësor Weill Cornell në Katar.

Shkencëtarët kanë përcaktuar se ndryshimi i bioritmit duke shkurtuar gjumin ndryshon ritmin e sekretimit të hormoneve dhe çon në probleme shëndetësore.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar tashmë që puna në ndërrime rrit shanset e zhvillimit të diabetit me më shumë se 30 për qind.

Shkencëtarët nga Universiteti i Bristol dhe Kolegji Mjekësor Weill Cornell studiuan në një mostër prej 552 personash se sa njerëz flenë më pak gjatë ditëve të javës sesa gjatë fundjavave dhe si kjo humbje e gjumit ndikon në shëndetin e tyre, shkruan Science Daily.

Profesor Taheri thotë se humbja e gjumit është një fenomen i përhapur në shoqërinë moderne, dhe vetëm në dhjetë vjetët e fundit është zbuluar efekti i mungesës së gjumit në metabolizëm.

Gjetjet shkencore tregojnë se shërimi i gjumit duhet të përfshihet në trajtimin e mbipeshës dhe diabetit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Vetëm 30 minuta më pak gjumë ndikon keq në shëndetin tuaj

​Vetëm 30 minuta më pak gjumë ndikon keq në shëndetin tuaj

​5 hapa për t’ju ndihmuar të hiqni qafe zakonet e këqija

​5 hapa për t’ju ndihmuar të hiqni qafe zakonet e këqija

​Sëmundja që ndryshon nga personi në person dhe prek të gjithë dhe gjithçka

​Sëmundja që ndryshon nga personi në person dhe prek të gjithë dhe gjithçka

​Gara në autostradë – Chevrolet përplaset pak sekonda pas nisjes – (video)

​Gara në autostradë – Chevrolet përplaset pak sekonda pas nisjes – (video)

Transplantimi i zemrave të derrave në qeniet njerëzore mund të jetë një realitet më 2021

Transplantimi i zemrave të derrave në qeniet njerëzore mund të jetë një realitet më 2021

Jennifer Lawrence: Ishte e vështirë në shkollë, kurrë s’kam qenë veçanërisht e zgjuar

Jennifer Lawrence: Ishte e vështirë në shkollë, kurrë s’kam qenë veçanërisht e zgjuar

Largoni dhimbjen e kokës pa ilaçe: Përbërësit e fshehtë i kemi të gjithë në shtëpi

Largoni dhimbjen e kokës pa ilaçe: Përbërësit e fshehtë i kemi të gjithë në shtëpi

Haradinaj u jep një mesazh futbollistëve para ndeshjes Kosovë – Slloveni

Haradinaj u jep një mesazh futbollistëve para ndeshjes Kosovë – Slloveni

Zbulimi më i madh për jetën e mundshme në hapësirë! Ky asteroid bart lëndë organike – video

Zbulimi më i madh për jetën e mundshme në hapësirë! Ky asteroid bart lëndë organike – video

Reja pas ndeshjes: Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar

Reja pas ndeshjes: Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar

Të gjithë e dimë që duhet të pini ujë, por në këto raste mund të çojë në diabet!

Të gjithë e dimë që duhet të pini ujë, por në këto raste mund të çojë në diabet!

Filloni të pini jogurt çdo ditë – ju mbron nga një sëmundje e egër dhe malinje

Filloni të pini jogurt çdo ditë – ju mbron nga një sëmundje e egër dhe malinje

Kazakhstan – Shqipëri, mbyllet pa fitues

Kazakhstan – Shqipëri, mbyllet pa fitues

Ja ku mund ta ndiqni ndeshjen Kosovë – Slloveni

Ja ku mund ta ndiqni ndeshjen Kosovë – Slloveni

Kurti kërkon mbështetje të pakushtëzuar për Shqipërinë kundër Kazakistanit

Kurti kërkon mbështetje të pakushtëzuar për Shqipërinë kundër Kazakistanit

Veseli: Shqiptarët i japin botës kampionin e radhës

Veseli: Shqiptarët i japin botës kampionin e radhës