​Universiteti i Gjakovës ndan titullin “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për Thomas Peter ‘Tom’ Lantos

17.07.2020 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Universiteti i Gjakovës ndan titullin “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për Thomas Peter ‘Tom’ Lantos

Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për ish kongresistin amerikan Thomas Peter ‘Tom’ Lantos, më motivacionin për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm për konsolidimin e paqes dhe promovimin e vlerave njerëzore, për mbështetjen e përhershme në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Universiteti i Gjakovës nëpërmejt një komunikate thotë se iu përgjigj pozitivisht iniciativës së filluar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, që u përkrah edhe prej institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, Kosovo Jeëish Organization, komunitetit hebrej në Kosovë, organizatave studentore të UGJFA-së dhe shoqërisë civile.

Ceremonia e dhënies së titullit do të organizohet në momentin e përshtatshëm dhe në koordinim me institucionet relevante.

Tom Lantos ishte pjesë e Kongresit amerikan nga viti 1980 deri më 2008 dhe nga viti 2007 ishte kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve si i mbijetuar i Holokaustit. Ishte ndër kongresistët e parë amerikan që e vizitoi Kosovën në një periudhë të vështirë në qershor të vitit 1990. Z. Lantos ndikoi shumë në ngritjen e çështjes së Kosovës tek institucionet më të larta vendimmarrëse në SHBA.

“Është nder dhe privilegj që UGJFA-ja të dekorojë më titullin më të lartë ish Kongresistin amerikan Tom Lantos, që bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha në arsytimin e vendimit para Senatit, rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Qytetarët: Mosvotimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është marrëzi

Qytetarët: Mosvotimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është marrëzi

Deputetja e AAK-së-Vjosa Osmanit: Nuk është vetëm Vetëvendosja në sallë

Deputetja e AAK-së-Vjosa Osmanit: Nuk është vetëm Vetëvendosja në sallë

Opozita me kritika për organizimin e vitit shkollor, pozita lavdëron përgatitjet

Opozita me kritika për organizimin e vitit shkollor, pozita lavdëron përgatitjet

Likaj thotë se kanë marrë gjitha masat për fillimit të vitit të ri akademik

Likaj thotë se kanë marrë gjitha masat për fillimit të vitit të ri akademik

Nagavci: Ministria ta shqyrtojë kërkesën që studentët të lirohen nga pagesat

Nagavci: Ministria ta shqyrtojë kërkesën që studentët të lirohen nga pagesat

Nis seanca, pritet të votohet rezoluta për dialogun

Nis seanca, pritet të votohet rezoluta për dialogun

Demi: Gjysma e qytetarëve mund të tërheqin nga Trusti vetëm 31 euro

Demi: Gjysma e qytetarëve mund të tërheqin nga Trusti vetëm 31 euro

Shukri Buja dënohet me dy vite burg

Shukri Buja dënohet me dy vite burg

KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetikë

KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetikë

18 pacientë po trajtohen me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 5 në gjendje më të rëndë

18 pacientë po trajtohen me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 5 në gjendje më të rëndë

Arrestohen 23 persona

Arrestohen 23 persona

2 mijë e 87 raste aktive me COVID-19

2 mijë e 87 raste aktive me COVID-19

Drita mund Sileksin dhe sfidon Legian në Poloni

Drita mund Sileksin dhe sfidon Legian në Poloni

Osmani thotë se Shtëpia e Bardhë e ofroi njohjen reciproke, por qeveria Hoti hoqi dorë

Osmani thotë se Shtëpia e Bardhë e ofroi njohjen reciproke, por qeveria Hoti hoqi dorë

Shala ironizon me Kurtin, marrëveshjen e Uashingtonin e quan vetëm zotim

Shala ironizon me Kurtin, marrëveshjen e Uashingtonin e quan vetëm zotim

Basha: Hoti është i paaftë intelektualisht

Basha: Hoti është i paaftë intelektualisht