​Shkollat mbyllen më 18 dhjetor, vazhdojnë masat e njëjta kufizuese

01.12.2020 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Shkollat mbyllen më 18 dhjetor, vazhdojnë masat e njëjta kufizuese

Kryeministri Avdullah Hoti sot ka bërë të ditur vazhdimin e masave kufizuese antiCOVID-19, të cilat janë vendosur dy javë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se masat e ndërmarra kanë ndihmuar në parandalimin e rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, ndërkohë bëri të ditur se do të ketë masa të reja për festat e fund-vitit.

Në një konferencë për media, Hoti gjithashtu ka bërë të ditur se shkollat do të përfundojnë gjysmë-vjetorin më 18 janar, për të rifilluar mësimin një muaj më vonë.

Hoti tha se situata me pandemi është serioze, por nën kontroll dhe se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vlerëson se masat aktuale të kufizimit duhet të mbeten në fuqi.

“Në bazë të vlerësimit të Institutit, sugjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen ndërsa të vazhdohet me zbatim rigoroz të masave që kemi ndërmarrë deri më tani dhe në funksion të kësaj nesër në 8 e gjysmë në mëngjes do të kemi një takim me të gjitha inspektoratet dhe Policinë e Kosovës për të ngritur nivelin e zbatimit të masave…Kemi ndërmarrë këto masa para dy javë. Këto masa na kanë mundësuar të parandalojmë rritjen eksponenciale. Do ta përcjellim situatën dhe do të zhvillojmë masa të reja për ditët e festave për fund-vit, në mënyrë që qytetarët të ndjehen sa më rehat në festat e fund-vitit”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit, pas një takimi me vartësit e tij dhe institucionet që janë të përfshirë direkt në menaxhimin e pandemisë, tha se janë në rrugë të mirë për të siguruar numër më të madh të vaksinës antiCOVID, përtej numrit që i dhuron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Hoti bëri të ditur se kanë vendosur që gjysmë-vjetori i parë i viti shkollor të përfundojë më herët, më datë 18 dhjetor.

“Jemi dakorduar që ky gjysmë-vjetor të përfundojë më 18 dhjetor. Është kërkesë edhe e ministrit, dhe unë gjej rastin t’i lus shkollat, komunat që të përmbyllin plan-programin e paraparë për këtë gjysmë-vjetor më datë 18 dhjetor. Shkollat pastaj do të hapen më 18 janar. Do të kemi kohë gjatë pushimit pranveror, ose në qershor të kompensojmë ditët që po e shtyjmë fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë”, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës tha se masat do të ndërmerren varësisht situatës në të cilën gjendet vendi. Ndërsa drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani tha se lakorja mund të ulet vetëm me vazhdimin e masa e që sipas tij masat aktuale janë të duhurat veçse duhet respektuar nga të gjithë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Shkollat mbyllen më 18 dhjetor, vazhdojnë masat e njëjta kufizuese

​Shkollat mbyllen më 18 dhjetor, vazhdojnë masat e njëjta kufizuese

AUV: Shtatë kompani kanë deklaruar për përdorimin e vajit të palmës në produkte ushqimore

AUV: Shtatë kompani kanë deklaruar për përdorimin e vajit të palmës në produkte ushqimore

Shqipëria regjistron 12 viktima dhe mbi 500 raste me koronavirus

Shqipëria regjistron 12 viktima dhe mbi 500 raste me koronavirus

Kosovari që mori vaksinën antiCOVID tregon për efektet anësore që i përjetoi

Kosovari që mori vaksinën antiCOVID tregon për efektet anësore që i përjetoi

Borrell: Është mirë që SHBA-të po ndihmojnë dialogun, por është BE-ja ajo që udhëheq këtë proces

Borrell: Është mirë që SHBA-të po ndihmojnë dialogun, por është BE-ja ajo që udhëheq këtë proces

AUV: Shtatë kompani kanë deklaruar për përdorimin e vajit të palmës në produkte ushqimore

AUV: Shtatë kompani kanë deklaruar për përdorimin e vajit të palmës në produkte ushqimore

Rrahmani-Zemajt: Shikimin e ke goxha të mirë, por nuk po të dalin rezultatet

Rrahmani-Zemajt: Shikimin e ke goxha të mirë, por nuk po të dalin rezultatet

​Gjykata Kushtetuese nesër vendos për Qeverinë Hoti

​Gjykata Kushtetuese nesër vendos për Qeverinë Hoti

Miftaraj thotë se Specialja po e shkel Kushtetutën e Kosovës kur nuk po i publikon dokumentet në shqip

Miftaraj thotë se Specialja po e shkel Kushtetutën e Kosovës kur nuk po i publikon dokumentet në shqip

10 të vdekur dhe 521 raste të reja me koronavirus

10 të vdekur dhe 521 raste të reja me koronavirus

​Britania do të ofroj mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën e Hotit në dialogun me Serbinë

​Britania do të ofroj mbështetje për Këshillin e Ekspertëve dhe Zyrën e Hotit në dialogun me Serbinë

Përgjysmimi i dënimit për kriminelin e luftës irriton krushjanët: Të qajmë edhe për drejtësinë, jo veç për familjarët

Përgjysmimi i dënimit për kriminelin e luftës irriton krushjanët: Të qajmë edhe për drejtësinë, jo veç për familjarët

​Lutfi Haziri: Solidariteti në mbrojtjen e familjes, nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim

​Lutfi Haziri: Solidariteti në mbrojtjen e familjes, nënës dhe gruas, është vlerë që duhet ta rrisim

​Zemaj del nga komisioni ku ishte duke raportuar: Nuk jam këtu për “spektakle”

​Zemaj del nga komisioni ku ishte duke raportuar: Nuk jam këtu për “spektakle”

​Kontrata e Contour Global shkon në Arbitrazh

​Kontrata e Contour Global shkon në Arbitrazh

​Apeli vendos 11 vjet burgim për të akuzuarin për krime lufte në Kosovë

​Apeli vendos 11 vjet burgim për të akuzuarin për krime lufte në Kosovë