​Samiti i Zagrebit: BE dhe Ballkani Perëndimor kanë të njëjtin qëllim

06.05.2020 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Samiti i Zagrebit: BE dhe Ballkani Perëndimor kanë të njëjtin qëllim

Udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së, në konsultim me drejtuesit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, miratuan sot “deklaratën e Zagrebit” që përmban rezultatet e samitit virtual të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Duke iu referuar samiteve të mbajtura në Zagreb në vitin 2000, Selanikut më 2003 dhe Sofjes më 2018, BE ripohon mbështetjen e saj të paanshme për perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në fillim të deklaratës.

Më tej thuhet se udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor kanë përsëritur përkushtimin e tyre ndaj perspektivës evropiane si zgjedhja e tyre strategjike.

“Besueshmëria e këtij angazhimi varet gjithashtu nga informimi i qartë i publikut dhe zbatimi i reformave të nevojshme,” thuhet në deklaratë.

Në deklaratë bëhet thirrje për unitet dhe solidaritet në krizën e shkaktuar nga koronavirusi, dhe BE deklaron se mbetet e përkushtuar për të mbështetur rajonin në luftën kundër pandemisë dhe pasojave të saja socio-ekonomik.

Një pjesë e “Deklaratës së Zagrebit” i referohet një pakoje prej 3.3 miliardë eurosh mbështetje që BE mobilizoi për të ndihmuar rajonin në zgjidhjen e pasojave të krizës, i cili përfshin mbështetjen aktuale për sektorin e shëndetësisë, rimëkëmbjen socio-ekonomike, por edhe një pako 750 milionë eurosh ndihmë makro-financiare dhe 1.7 miliard euro në mbështetje nga BERZH.

Në deklaratë thuhet se pandemia e vazhdueshme “tregoi se si BE dhe Ballkani Perëndimor punojnë së bashku për të zgjidhur sfidat e përbashkëta”, por gjithashtu vlerëson se mbështetja dhe bashkëpunimi i BE-së me rajonin “tejkalon shumë ato që partnerët e tjerë mund të japin”.

Në të njëjtën kohë, BE “njeh” vlerën e mbështetjes që Ballkani Perëndimor i dha gjatë pandemisë fqinjëve të tyre dhe vetë BE-së.

“BE dhe Ballkani Perëndimor ndajnë të njëjtin qëllim të një Evrope paqësore, të fortë të qëndrueshme dhe të bashkuar, të mbështetur nga lidhje historike, kulturore dhe gjeografike por edhe nga interesa të përbashkëta politike, të sigurisë dhe ekonomike”, theksohet në deklaratë.

BE nënvizon vendosmërinë për të intensifikuar angazhimin në rajon në të gjitha fushat dhe mirëpret premtimin e partnerëve rajonalë që t’i përmbahen vlerave dhe parimeve evropiane dhe të vazhdojnë procesin e reformës.

“Mbështetja e rritur e BE-së do të lidhet me përparimin e prekshëm të rajonit në fushën e sundimit të ligjit, reformat socio-ekonomike dhe respektimin e vlerave, ligjeve dhe standardeve të BE-së”, thuhet në deklaratë.

BE përsërit gjithashtu rëndësinë e procesit të reformës në rajon, me një fokus në sundimin e ligjit, demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtat e pakicave dhe barazinë gjinore.

Ballkani Perëndimor ftohet për hapa të mëtejshëm vendimtarë në proceset e pajtimit, bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përfshirë edhe me vendet anëtare të BE-së.

Bëhet thirrje për përpjekje të mëtejshme për të zgjidhur çështjet bilaterale bazuar në trashëgiminë e së kaluarës, dhe mirëpritet zgjedhja e emisarit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale.

Drejtuesit e BE theksojnë se ata ndajnë një numër të madh të sfidave të përbashkëta të sigurisë me Ballkanin Perëndimor dhe punojnë së bashku për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin, krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe migracionin, antitrafikimin, drogën dhe armët.

“BE mirëpret kontributin e Ballkanit Perëndimor në misionet dhe operacionet e BE-së. BE shpreson të thellojë edhe më tej bashkëpunimin në fushën e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe rithekson thirrjen e saj për të gjithë partnerët që të shkojnë drejt përafrimit të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në fushat me interes të madh të përbashkët “, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e Zagrebit paralajmërohet gjithashtu një plan të madh investimesh ekonomik për Ballkanin Perëndimor, i cili do të paraqitet më vonë këtë vit.

“Për të promovuar më tej interesat tona të përbashkëta, liderët e BE-së janë të gatshëm të forcojnë dialogun politik, përfshirë takimet në nivelin më të lartë,” midis BE dhe Ballkanit Perëndimor “, përfundon deklarata.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Maqedonia e Veriut synon ta regjistrojë popullsinë në prill të vitit 2021

Maqedonia e Veriut synon ta regjistrojë popullsinë në prill të vitit 2021

12 viktima dhe 524 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

12 viktima dhe 524 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Për rimëkëmbjen ekonomike ekspertët kërkojnë të hartohet pakoja e tretë

Për rimëkëmbjen ekonomike ekspertët kërkojnë të hartohet pakoja e tretë

Rifillimi i dialogut po vlerësohet si i dështuar dhe i padobishëm

Rifillimi i dialogut po vlerësohet si i dështuar dhe i padobishëm

Arrestohen 8 persona pir bixhoz të paligjshëm

Arrestohen 8 persona pir bixhoz të paligjshëm

‘Na çave k…, o by… m*ti’/ Nxehet konkurenti dhe përplas në tokë Renato Mekollin (VIDEO)

‘Na çave k…, o by… m*ti’/ Nxehet konkurenti dhe përplas në tokë Renato Mekollin (VIDEO)

ASHI dhe Trusti thonë se ueb faqet e qeverisë janë të sigurta

ASHI dhe Trusti thonë se ueb faqet e qeverisë janë të sigurta

Osmani: Votuesin e LDK-së e përfaqësoj unë

Osmani: Votuesin e LDK-së e përfaqësoj unë

Osmani: Askush nuk mund të gjykojë luftën e UÇK-së

Osmani: Askush nuk mund të gjykojë luftën e UÇK-së

Për 6 orë 200 mijë aplikime për tërheqje të 10 % nga Trusti

Për 6 orë 200 mijë aplikime për tërheqje të 10 % nga Trusti

Rama viziton policin e plagosur, ka një thirrje për protestuesit

Rama viziton policin e plagosur, ka një thirrje për protestuesit

Këto janë linçet zyrtare përmes të cilave mund të aplikoni për 10%

Këto janë linçet zyrtare përmes të cilave mund të aplikoni për 10%

Osmani bisedon personalisht me Walker, dakordohen për bashkëpunim

Osmani bisedon personalisht me Walker, dakordohen për bashkëpunim

Edhe pare, edhe hajgare (VIDEO)

Edhe pare, edhe hajgare (VIDEO)

​156 mijë aplikime në Trust për 10 përqindëshin

​156 mijë aplikime në Trust për 10 përqindëshin

Nis me tensione protesta në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës

Nis me tensione protesta në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës