​Në Vushtrri 92 raste aktive me COVID-19

15.07.2020 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Në Vushtrri 92 raste aktive me COVID-19

92 raste aktive me COVID-19 janë në Komunën e Vushtrrisë, e që gjendja e tyre është stabile dhe shumica prej tyre janë duke u trajtuar në vetëizolim.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, thotë për KosovaPress se shumica e të prekurve me COIVD-19 në këtë komune janë në vetëizolim pasi që gjendja e tyre është stabile.

Sylejman Meholli, Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë

Meholli: Numri i rasteve aktive me COVID-19 në komunën e Vushtrrisë janë 92

Video

“Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në komunën e Vushtrrisë janë 92 raste aktive, të cilët shumica prej tyre janë në vetizolim, pra janë në kushte shtëpiake duke marr terapitë e trajtimit karshi protokolleve mjekësore të OBSH-së, IKSHPK-së dhe MSH-së. Gjendja shëndetësore e tyre në përgjithësi është stabile, rastet të cilat janë me shenja më të shprehura klinike dhe që kërkojnë një tretman më intensiv përfshirë edhe oksigjenoterapinë janë të shtrirë në Klinikën Infektive”, thotë ai.

Ditëve të fundit Komuna e Vushtrrisë ka shënuar numër më të vogël të rasteve krahasuar me javët e fundit të muajit qershor që kishte numrin më të madh të të prekurve me COVID-19.

Në rënie të numrit Meholli thotë se ka ndikuar vetëdijësimi i qytetarëve se duhet të mbahet maska, distanca dhe higjiena personale.

Meholli: Kemi pasur përmbi 200 raste aktive tashmë kemi vetëm edhe 92 raste aktive

Video 1.35

“Në dy tri javët e fundit, Komuna jonë është prej komunave të rralla në Republikën e Kosovës që trendin ose lakoren epidemike të rasteve me COVID-19 e ka në rënie e sipër. Pra, derisa para diku rreth tri javësh kemi pasur përmbi 200 raste aktive tashmë kemi vetëm edhe 92 raste aktive dhe presim akoma që të zvogëlohet numri i rasteve aktive. Sepse thash edhe më parë ka disa javë që numri i rasteve të shëruara është duke e mbizotëruar në vazhdimësi numrin e rasteve të reja dhe kjo ka bërë që të zvogëlohet numri i tërësishëm i rasteve aktive me COVID-19”, tha Meholli.

Meholli deklaroi se si Komunë janë duke iu qëndruar afër të gjithë pacientëve me COVID-19 e që janë në vetëizolim.

Meholli: Po e bëjmë të pamundurën që të jemi afër këtyre rasteve

Video 2.18

“Përmes Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ekipeve tona të terrenit po e bëjmë të pamundurën që të jemi afër këtyre rasteve përmes vizitave dhe përmes kontakteve të rregullta telefonike që ekipet tona i marrin familjet e prekura dhe rastet e prekura me COVID-19 në lidhje me shqetësimet që ata kanë. Megjithatë akoma më shumë do të bëjmë përpjekje edhe në ditët e ardhshme që të forcojmë ekipet tona të terrenit në mënyrë që të jemi sa më afër tyre”, deklaroi ai.

Në Komunën e Vushtrrisë janë 92 raste aktive me COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 414, të shëruar janë 313 raste dhe të vdekur janë 9 persona./M.Duraku/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Në Vushtrri 92 raste aktive me COVID-19

​Në Vushtrri 92 raste aktive me COVID-19

Policia në Prizren inicion raste ndaj 30 personave për mosrespektim të masave kundër Covid-19

Policia në Prizren inicion raste ndaj 30 personave për mosrespektim të masave kundër Covid-19

119 raste të reja me Covid-19, 13 pacientë në gjendje kritike

119 raste të reja me Covid-19, 13 pacientë në gjendje kritike

Mbyllet Komuna e Mitrovicës në Veri, shkak Covid-19

Mbyllet Komuna e Mitrovicës në Veri, shkak Covid-19

Ministri Kuçi lidhur me bllokimin e Telekomit: Do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme

Ministri Kuçi lidhur me bllokimin e Telekomit: Do të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme

Në Vushtrri dënohen 57 qytetarë dhe 4 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid

Në Vushtrri dënohen 57 qytetarë dhe 4 lokale për mosrespektim të masave anti-Covid

Sela: Sot do të rivendoset demokracia dhe do t’i jepet fund monizmit 18 vjeçar

Sela: Sot do të rivendoset demokracia dhe do t’i jepet fund monizmit 18 vjeçar

Hoti në takim me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi – flasin për procesin e liberalizimit të vizave

Hoti në takim me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi – flasin për procesin e liberalizimit të vizave

Rezultate pozitive: Vaksina britanike e ka nxitur prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit

Rezultate pozitive: Vaksina britanike e ka nxitur prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit

Bllokohen llogaritë bankare të Telekomit, Sindakata paralajmëron protesta

Bllokohen llogaritë bankare të Telekomit, Sindakata paralajmëron protesta

Telekomi kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të llogarive bankare

Telekomi kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të llogarive bankare

Konfirmohen edhe 119 raste me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen edhe 119 raste me COVID-19 në Kosovë

Ahmeti: Pres që të jemi fitues absolut në kombin shqiptar

Ahmeti: Pres që të jemi fitues absolut në kombin shqiptar

31 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Prizrenit, dy të intubuar dhe 31 të tjerë po presin rezultatet e testimit

31 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Prizrenit, dy të intubuar dhe 31 të tjerë po presin rezultatet e testimit

Nis ndërtimi i xhamisë qendrore në Prishtinë

Nis ndërtimi i xhamisë qendrore në Prishtinë

Von Cramon: Kosovarët e kanë merituar liberalizimin e vizave

Von Cramon: Kosovarët e kanë merituar liberalizimin e vizave