​Ministrja Haxhiu nxjerr udhëzime për Profesionet e Lira – kërkon lehtësim të pagesave

16.03.2020 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Ministrja Haxhiu nxjerr udhëzime për Profesionet e Lira – kërkon lehtësim të pagesave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas shqyrtimit të kërkesës së Odës së Përmbaruesve të Kosovës, ka nxjerrë disa udhëzime përmes së cilave janë propozuar disa masa vepruese për Profesionet e Lira në Kosovë, në lidhje me situatën pandemike të krijuar nga virusi Covid-19.

Haxhiu ka udhëzuar që zyrat e përmbaruesve të shqyrtojnë mundësinë për lehtësimin e pagesave nga llogarit aktualisht të bllokuara të debitorëve-llogaritë e pensioneve dhe pagave,transmeton Lajmi.net.

Po ashtu është udhëzuar që zyrat e përmbaruesve, noterëve dhe profesionet e tjera të lira ligjore të zvogëlojnë aktivitete, kontaktet me palët, ndërsa zyrat e noterëve të anulojnë seancat e trashëgimisë, shitblerjeve, ose çfarëdo veprimi tjetër që ndihmon në zvogëlimin e numrit të personave që mblidhen në një ambient të caktuar.

Këto janë udhëzimet e nxjerra nga ministrja Haxhiu:

1. Udhëzohen zyra t e përmbaruesve, noterëve, dhe profesioneve tjera të lira ligjore që, brenda mundësive ligjore dhe në pajtim me situatën faktike, për aq sa këto udhëzime janë të zbatueshme në punën e tyre, mundësisht t’i zvogëlojnë aktivitetet e zyrave të tyre dhe t’i zvogëlojnë kontaktet me palë, përveç punëve të domosdoshme dhe jetike që duhet të kryhen nga zyrat e tyre;

2. Udhëzohen zyrat e përmbaruesve që, brenda mundësive ligjore dhe në pajtim me situatën faktike, mundësisht t’i anulojnë ankandet e caktuara, t’i anulojnë veprimet përmbarimore në terren, dhe t’i anulojnë seancat e caktuara eventuale;

3. Udhëzohen zyrat e përmbaruesve që, brenda mundësive ligjore dhe në pajtim me situatën faktike, të shqyrtohen mundësitë për lehtësimin e pagesave nga llogaritë aktualisht të bllokuara të debitorëve – llogaritë e pensioneve dhe pagave – (përmes zhbllokimit të përkohshëm të llogarive, zvogëlimit të kësteve mujore, ose veprime tjera të ngjashme që sadopak ju ndihmojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës për tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate);

4. Udhëzohen zyrat e noterëve që, brenda mundësive ligjore dhe në pajtim me situatën faktike, të anulohen seancat e trashëgimisë, shitblerjeve, ose çfarëdo veprimi tjetër që ndihmon në zvogëlimin e numrit të personave që mblidhen në një ambient të caktuar;

5. Këto Udhëzime do të jetë në fuqi për aq kohë sa vlerësohet e nevojshme ose deri në ndryshime eventuale të rrethanave faktike apo situatës së përgjithshme;

6. Këto Udhëzime në asnjë rrethanë nuk synojnë ta cenojnë pavarësinë ligjore dhe profesionale të përmbaruesve, noterëve, ose profesioneve tjera të lira, por kanë për qëllim të udhëzojnë për veprime të duhura në situatën aktuale.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


63 mjekë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Itali

63 mjekë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Itali

Qeveria miraton Pakon Emergjente Fiskale, ja të gjithë përfituesit

Qeveria miraton Pakon Emergjente Fiskale, ja të gjithë përfituesit

Ish/ministri tash deputeti i Kosovës, u arrestua nga policia

Ish/ministri tash deputeti i Kosovës, u arrestua nga policia

Vetëvendosje: Tregoni Kryetarit të AAK’së se, personat e përmendur janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë

Vetëvendosje: Tregoni Kryetarit të AAK’së se, personat e përmendur janë staf politikë, këshilltarë dhe asistentë

Ishte me leukemi por doli edhe pozitiv në testin me Covid-19, kërkoi nga mjekët që ta shpëtojnë jetë dikujt tjetër, me 27 mars ndërron jetë 30 vjeçari

Ishte me leukemi por doli edhe pozitiv në testin me Covid-19, kërkoi nga mjekët që ta shpëtojnë jetë dikujt tjetër, me 27 mars ndërron jetë 30 vjeçari

PDK: VV po instalon frikën dhe po përgatitet për dhunë në Kosovë – të dënohet nga të gjithë

PDK: VV po instalon frikën dhe po përgatitet për dhunë në Kosovë – të dënohet nga të gjithë

Shkup: Mjekët kërkojnë nga qytetarët të mos fshehin informacionet epidemiologjike

Shkup: Mjekët kërkojnë nga qytetarët të mos fshehin informacionet epidemiologjike

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në total 106

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, në total 106

Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Ministri i VV’së ushtron kallëzim penal ndaj Thaçit, “bëri thirrje që të mos respektohet vendimi për kufizimin e lëvizjes”

Ministri i VV’së ushtron kallëzim penal ndaj Thaçit, “bëri thirrje që të mos respektohet vendimi për kufizimin e lëvizjes”

Kurti e shkarkon një zëvendësministër nga radhët e 6 plus nuk tregon pse

Kurti e shkarkon një zëvendësministër nga radhët e 6 plus nuk tregon pse

Covid-19, nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën

Covid-19, nënshkruhet kontrata për ndihmën 5 milionëshe nga BE-ja për Kosovën

Gucati: Deklarata e Bahtirit kërcënim për Thaçin dhe PDK-në

Gucati: Deklarata e Bahtirit kërcënim për Thaçin dhe PDK-në

Prokuroria interviston Agim Bahtirin për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Prokuroria interviston Agim Bahtirin për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

Bahtiri: I kërkoi falje popullit për deklaratën rreth “konfliktit vëllavrasës”

Bahtiri: I kërkoi falje popullit për deklaratën rreth “konfliktit vëllavrasës”

Në Istog nuk ka të prekur me COVID-19, rastet e dyshuara dolën negative

Në Istog nuk ka të prekur me COVID-19, rastet e dyshuara dolën negative