​Mbi 2600 persona janë pajisur me leje-qëndrim gjatë vitit

29.11.2020 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Mbi 2600 persona janë pajisur me leje-qëndrim gjatë vitit

Janë mbi 150 persona të cilëve u është refuzuar kërkesa për leje-qëndrim në Kosovë. Ndërsa, nga janari deri në tetor të këtij viti, 2462 persona janë pajisur me këtë leje, e këto kërkesa dominojnë për arsye të bashkimit familjar, të punës apo edhe të studimeve. Gjatë këtij viti, 139 persona kanë fituar shtetësinë e Kosovës, ndërsa 2995 janë liruar nga shtetësia.

Drejtori i departamentit për shtetësi, azil dhe migracion, Valon Krasniqi për KosovaPress, thotë se ka rënie të migrimit nga Kosova, ndërkohë shton se nuk ka ende të dhëna nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Nuk kemi shifra të sakta aktualisht. Nëse i referohemi statistikave të këtij viti ende janë Agjencia e Statistikave të Kosovës duke i përpunuar të dhënat. Mirëpo nëse i referohemi Eurostat-it, atëherë çdo vit vërehet një rënie e kërkesave për azil nga ana e kosovarëve në vendet të ndryshme të Bashkimit Evropian. Në vitin 2019, nga gjitha shtetet e BE-së, kemi pasur përafërsisht 4500 kërkesa për azil nga shtetas të Kosovës në vende të ndryshme të BE-së. Derisa e krahasojmë me vitet paraprake e vërejmë një rënie drastike”, shprehet Krasniqi.

Krasniqi thekson se migrimi i parregullt është një prej rrugëve më të rënda që mund të vendos një person, derisa shton se një gjë e tillë nuk duhet bërë.

KosovaPress mëson se gjatë periudhës janar-tetor, 139 persona kanë fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë periudhës janë liruar nga shtetësia 2995 persona. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi.

Veç tjerash ka folur edhe për kërkesat për leje-qëndrim.

“Prej janarit deri në tetor të këtij viti, 2642 persona janë pajisur me leje qëndrim. Prej tyre me leje-qëndrim të përkohshëm janë pajisur 2521 persona, ndërsa leje të përhershme qëndrimi janë 121. Dominojnë lejet e qëndrimit për arsye të bashkimit familjar, pastaj për arsye të punës, studimit. Ndërsa, janë mbi 150 kërkesa për pajisje me leje-qëndrim të cilëve u është refuzuar, apo kemi vendim negativ, për arsye të mos plotësimit të kritereve të parapara në Ligjin për të Huajë”, thekson ai.

Po ashtu, Valon Krasniqi thekson se gjatë këtij viti ka pasur rritje të numrit të emigrantëve dhe kërkesave për azil nga shtetas të vendeve të Lindjes së Mesme. Sipas tij, vetëm gjatë këtij në Kosovë kanë ardhur 2600 shtetas të huajë, ku vetëm gjysma kanë kërkuar azil. /Sh.Pajaziti/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kostoja e lartë e shërimit nga koronavirusi

Kostoja e lartë e shërimit nga koronavirusi

Shqiptarët e veriut apelojnë për dalje masovike në zgjedhje

Shqiptarët e veriut apelojnë për dalje masovike në zgjedhje

​Mbi 2600 persona janë pajisur me leje-qëndrim gjatë vitit

​Mbi 2600 persona janë pajisur me leje-qëndrim gjatë vitit

​MPB sqarohet për shfrytëzimin e veturave zyrtare në zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

​MPB sqarohet për shfrytëzimin e veturave zyrtare në zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

PDK në Podujevë: LDK dhe VV po u bëjnë presion votuesve gjatë procesit të votimi

PDK në Podujevë: LDK dhe VV po u bëjnë presion votuesve gjatë procesit të votimi

Ushtari i UÇK-së që i mbushi 16 vjeç në vijat e frontit, Fadil Berisha sjell videon me rrëfimin e jashtëzakonshëm

Ushtari i UÇK-së që i mbushi 16 vjeç në vijat e frontit, Fadil Berisha sjell videon me rrëfimin e jashtëzakonshëm

​Zafir Berisha reagon për shtatoren e Skënderbeut në Prizren: Pa kurrfarë vlere artistike

​Zafir Berisha reagon për shtatoren e Skënderbeut në Prizren: Pa kurrfarë vlere artistike

KQZ: Deri në orën 11:00 në veri votuan 12.62%, në Podujevë 8.27%

KQZ: Deri në orën 11:00 në veri votuan 12.62%, në Podujevë 8.27%

​Të shtëna me armë zjarri, në një shtëpi në “Ballaban” të Prishtinës kapen armë

​Të shtëna me armë zjarri, në një shtëpi në “Ballaban” të Prishtinës kapen armë

Dimitroviq: Procesi i votimit ka nisur me kohë në veri, qytetarët po respektojnë masat anti-covid

Dimitroviq: Procesi i votimit ka nisur me kohë në veri, qytetarët po respektojnë masat anti-covid

​Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

​Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Veriu i Mitrovicës dhe Podujeva votojnë për kryetarin e komunës

Veriu i Mitrovicës dhe Podujeva votojnë për kryetarin e komunës

13.688 raste aktive me Covid

13.688 raste aktive me Covid

Të akuzuarit e UÇK’së në Hagë mblidhen për të festuar bashkë 28 Nëntorin

Të akuzuarit e UÇK’së në Hagë mblidhen për të festuar bashkë 28 Nëntorin

​Vendosja e shtatores së Fadil Vokrrit në Prishtinë, Shpend Ahmeti lëshon një paralajmërim

​Vendosja e shtatores së Fadil Vokrrit në Prishtinë, Shpend Ahmeti lëshon një paralajmërim

Vaksina e Oksfordit, avantazhet ndaj rivalëve

Vaksina e Oksfordit, avantazhet ndaj rivalëve