​Mati 1 dhe Bregu i Diellit 20 orë pa rrymë, reagojnë qytetarët dhe përfaqësues politik

21.11.2020 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Mati 1 dhe Bregu i Diellit 20 orë pa rrymë, reagojnë qytetarët dhe përfaqësues politik

Qytetarët janë ankuar për mungesë të energjisë elektrike për orë të tëra në lagjen Mati 1 dhe Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Ata thonë se në Matin 1 nuk ka energji elektrike që nga dita e djeshme. Reagime kishte edhe në rrjetet sociale. Ndërkohë, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në orën 21:00, por besojnë se deri në 19:00, do të lëshohet rryma. Ndërsa në Breg të Diellit ka prishje që sipas KEDS është afër sanimit dhe pritet stabilizimi deri në 18:00.

Edhe KEDS, nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se ka mobilizuar shumë ekipe për ta ndihmuar KOSTT’In te Bregu i Diellit.

“KEDS ka mobilizuar dhjetëra ekipe nga terreni, të cilët janë duke i dalur në ndihmë ekipeve të KOSTT tek nënstacioni 110/10, Prishtina 2, pronë e KOSTT, në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejt të mundshme për një pjesë të konsiderueshme të lagjes Bregu i Diellit”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me mungesën e energjisë elektrike, ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Ajo ka shkruar në Facebook se kështu është kur shteti i kapur e i korruptuar krijon monopol e bartë pronësinë nga ajo publike tek një kompani private, që në interes ka vetëm shtimin e kapitalit të saj, ndërsa qytetarët i lë nën mëshirën e pronarëve e interesave të kompanive private.

“Distribucioni i KEK-ut u privatizua (lexo: u fal) me arsyetimin se do të rregullohet furnizimi me rrymë elektrike. Sot, shumë lagje të Prishtinës kanë gjithë ditën pa rrymë. Bregu i Diellit ka mbetur pa rrymë diku 20 orë. Shumica e banesave kur nuk kanë furnizim me rrymë mbeten edhe pa ujë. Në kohë pandemie e në këtë të ftohtë mbesin pa rrymë e pa ujë. Na thonin se performanca e distribucionit është e dobët e për ta përmirësuar duhet privatizuar. Për këtë lloj performance kishin fjalën? Ku është performanca sot e dje? Kur qytetarët vonohen të kryejnë obligimet ndaj KEDS, kompania ndal furnizimin me rrymë. E përveç se qytetari duhet të paguaj borxhin qytetari obligohet të paguaj edhe shërbimin për kyçje. E edhe kur KEDS duhet të përditësoj të dhënat e klientëve në sistem nuk provon të kontaktoj me klientin por e bënë shkyçjen e klienti detyrohet të lë punën, të paraqitet në zyrat e KEDS, të pres radhën e të ua jap të dhënat që t’ia përditësoj të dhënat kompanisë. E pastaj duhet t’i thërrasë disa herë e ndoshta përfundon edhe 48 orë pa rrymë derisa të ka kohë kompania të bëjë rikyçje.

E çka paguan tani KEDS që ka lënë shumë banorë pa rrymë, ka shkaktu dëme ekonomike, na ka penguar në kryerjen e punëve tona të përditshme e shumë kanë mbetur pa ngrohje e ujë? A paguan KEDS qytetarët për dëmet që i ka shkaktuar? Na thonin se performanca e distribucionit është e dobët e për ta përmirësuar duhet privatizuar…Ky është shembulli më i mirë se performanca përmirësohet duke përmirësuar e fuqizuar shtetin ligjor e jo duke i shitur asetet publike. Sot ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që secili qytetar të deponoj padi kundër KEDS”, ka shkruar ajo, duke shtuar se KEDS duhet të kompenzojë secilin qytetar për dëmet që i ka shkaktuar.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pacolli kërkon shkarkimin dhe dënimin e ministrit Abrashi për përhapje të virusit

Pacolli kërkon shkarkimin dhe dënimin e ministrit Abrashi për përhapje të virusit

Ahmeti: Qeveria nuk duhet të dyfishojë gabimet logjike të masave

Ahmeti: Qeveria nuk duhet të dyfishojë gabimet logjike të masave

OBSH: Të paktën 60 % e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

OBSH: Të paktën 60 % e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

Institucione shkencore të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore kundër Gjykatës Speciale

Institucione shkencore të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore kundër Gjykatës Speciale

VV: Bandat e Agim Veliut tentojnë ta ndalojnë fitoren e Shpejtim Bulliqit

VV: Bandat e Agim Veliut tentojnë ta ndalojnë fitoren e Shpejtim Bulliqit

​Zemaj: Patriot sot është ai që bashkohet për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit

​Zemaj: Patriot sot është ai që bashkohet për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit

Rreth 60 për qind më pak mërgimtarë nga Zvicra në Kosovë këtë vit

Rreth 60 për qind më pak mërgimtarë nga Zvicra në Kosovë këtë vit

KEDS punon në projekte investive, paralajmërohen ndërprerje të detyrueshme të rrymës

KEDS punon në projekte investive, paralajmërohen ndërprerje të detyrueshme të rrymës

​Qeveria: E hëna ditë pune

​Qeveria: E hëna ditë pune

​Hoti: Në javën e ardhshme do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike

​Hoti: Në javën e ardhshme do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike

A e rritë bllokada bullgare euro-skepticizmin në Maqedoninë e V.?

A e rritë bllokada bullgare euro-skepticizmin në Maqedoninë e V.?

​Fetahu: Llapi nuk do t’ia besonte asnjëherë votën atyre që bëjnë thirrje për dhunë

​Fetahu: Llapi nuk do t’ia besonte asnjëherë votën atyre që bëjnë thirrje për dhunë

Zemaj inspekton bashkë me Policinë nëpër qendrat tregtare për shkak të “Black Friday”

Zemaj inspekton bashkë me Policinë nëpër qendrat tregtare për shkak të “Black Friday”

Rrëmbehet një femër në Pejë

Rrëmbehet një femër në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e këtij personi

12 të vdekur dhe 764 raste të reja me koronavirus

12 të vdekur dhe 764 raste të reja me koronavirus