​Kurti: Sot është kryedita e shqiptarëve

28.11.2020 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Kurti: Sot është kryedita e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti , duke uruar 28 Nëntorin, ka thënë se çdo datë, çdo legjendë, çdo histori, çdo përkujtimore, çdo lapidar, çdo varr i paraardhësve tanë, çdo amanet e shpresë për bashkësinë, që ende nuk e ka gjetur përmbushjen, ngërthehet te 28 Nëntori.

Kurti ka shkruar në Facebook se çdo vend ku flitet shqip, çdo fshat e lagje që sot krenohet me flamurin e vet, janë Atdheu ynë, që nuk i përket vetëm historisë, por mbi të gjitha i përket të ardhmes e atyre vajzave e djemve që ende nuk kanë lindur.

“Për ta duhet ta ndërtojmë një të tashme të drejtë, shtet që mbron e bashkon, qeverisje që lufton korrupsionin, shoqëri që përfshin pa dallim gjinie, pamjeje e prejardhjeje, ekonomi të qëndrueshme për përfitimin e rritjen e të gjithëve. Këto, bashkë me amanetet që na i kanë lënë dëshmorët, janë detyrat tona dhe interesi ynë”, ka shkruar ai.

Komenti i plotë i Kurtit:

Kruja, Vlora, Drenica. 28 Nëntori i Skënderbeut, i Ismail Qemalit, i Adem Jasharit dhe i shpalljes së UÇK-së.

Nëse kthejmë sytë pas, çdo datë, çdo legjendë, çdo histori, çdo përkujtimore, çdo lapidar, çdo varr i paraardhësve tanë, çdo amanet e shpresë për bashkësinë, që ende nuk e ka gjetur përmbushjen, ngërthehet te 28 Nëntori. Çdo datë tjetër shënon një kohë në kalendar, 28 Nëntori na e shënon hapësirën. Atë të humburën, dhe atë të ruajturën që assesi nuk bën ta humbim.

Sot është kryedita e shqiptarëve, por nuk do të festohet siç kemi bërë çdo vit. Pandemia, me goditjen e saj në jetët e të dashurve tanë e në shëndetin e njerëzve, me tronditjen që ia ka dhënë ekonomisë edhe ashtu të varfër të shumicës së familjeve shqiptare, mbase shumëkujt nuk ia krijon mundësitë për festë.

Por le të jetë megjithatë një urim i gëzueshëm e një shpresë, që me punë e drejtësi të mund ta arrijmë një të ardhme më të mirë, si komb e shoqëri, si individë e komunitete, përfshi edhe minoritetet që jetojnë mes nesh, të cilët gjithnjë duhet t´i trajtojmë si të barabartë, miqësisht e pa hasmëri.

Sot dua të uroj ditën e Flamurit edhe për bashkëveprimtarin tonë, Rexhep Selimin, i cili bashkë me Heroin Mujë Krasniqi e Daut Haradinajn, në 28 Nëntor 1997, paraqiti për herë të parë publikisht UÇK-në. Uroj që ai dhe luftëtarët e tjerë të akuzuar të dalin ballëlartë e krenarë nga këto gjyqet më të reja e fort speciale.

Kruja, Vlora, Drenica. Por edhe Saranda e Podujeva, Mitrovica e Bajram Curri, Shkodra e Shkupi, Manastiri e Ulqini, Gjakova e Dibra, Presheva e Korça, Lezha e Ohri, gjithë bregdeti, malësitë, fushat e rrafshet, diaspora, Prishtina e Tirana. Çdo vend ku flitet shqip, çdo fshat e lagje që sot krenohet me flamurin e vet, janë Atdheu ynë, që nuk i përket vetëm historisë, por mbi të gjitha i përket të ardhmes e atyre vajzave e djemve që ende nuk kanë lindur. Për ta duhet ta ndërtojmë një të tashme të drejtë, shtet që mbron e bashkon, qeverisje që lufton korrupsionin, shoqëri që përfshin pa dallim gjinie, pamjeje e prejardhjeje, ekonomi të qëndrueshme për përfitimin e rritjen e të gjithëve. Këto, bashkë me amanetet që na i kanë lënë dëshmorët, janë detyrat tona dhe interesi ynë.

Gëzuar 28 Nëntorin 2020!

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar

Kurteshi: Shumica e medieve në Kosovë – produkt i krimit të organizuar

Deputetja e LDK-së: Pushteti “Krejt dhe Drejt” po i frikëson gazetarët

Deputetja e LDK-së: Pushteti “Krejt dhe Drejt” po i frikëson gazetarët

Mitrovicë: Konflikti në mes të dy policëve që la të vdekur një person dhe tre të plagosur

Mitrovicë: Konflikti në mes të dy policëve që la të vdekur një person dhe tre të plagosur

Mavraj: Më habiti pakëz nënshtetësja gjermane me thirrjet për aksion kundër mediave, të tjerët jo

Mavraj: Më habiti pakëz nënshtetësja gjermane me thirrjet për aksion kundër mediave, të tjerët jo

Biznesmeni i njohur i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Biznesmeni i njohur i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Super Akil Gjakova, fiton të artën në Kampionatin Evropian

Super Akil Gjakova, fiton të artën në Kampionatin Evropian

Ky është 27 vjeçari që u vra sot në Mitrovicë, ishte djal hasreti

Ky është 27 vjeçari që u vra sot në Mitrovicë, ishte djal hasreti

Miftaraj: Sa herë kufizohet liria e shprehjes, rrezikohet demokracia

Miftaraj: Sa herë kufizohet liria e shprehjes, rrezikohet demokracia

Skandali me pasaportat false rrezikon liberalizimin e vizave?

Skandali me pasaportat false rrezikon liberalizimin e vizave?

Reagon Jusuf Thaçi: Qeveria dhe prokuroria duart larg nga mediat

Reagon Jusuf Thaçi: Qeveria dhe prokuroria duart larg nga mediat

Abdixhiku: Dobët, shumë dobët, dështimi për të siguruar vaksina s’guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave

Abdixhiku: Dobët, shumë dobët, dështimi për të siguruar vaksina s’guxon të zëvendësohet me sulm ndaj mediave

8 viktima dhe 498 raste të reja

8 viktima dhe 498 raste të reja

Olluri: Shpëtuam, presioni publik e detyroi pushtetin të tërhiqet

Olluri: Shpëtuam, presioni publik e detyroi pushtetin të tërhiqet

Kusari: Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë burimin e gazetarëve

Kusari: Prokuroria dhe policia nuk kanë të drejtë të kërkojnë burimin e gazetarëve

Rron Gjinovcit, i krahason mediat me bandat e drogës

Rron Gjinovcit, i krahason mediat me bandat e drogës

Kelmendi për rastin “Vaksinat”: S’jemi shtet policor, veprimi i Prokurorisë është huqje e madhe

Kelmendi për rastin “Vaksinat”: S’jemi shtet policor, veprimi i Prokurorisë është huqje e madhe