​Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-in

27.07.2020 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-in

Kosova dhe Agjencia e Inteligjencës së Bashkimit Evropian, EUROPOL, kanë nënshkruar të hënën marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të luftohen krimet e rënda. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje u tha se do të avancohen dhe forcohen kapacitetet e Kosovës në luftimin e kriminalitetit. Derisa Policia e Kosovës nga sot ka arritur 94 marrëveshje bashkëpunimi policore që janë vlerësim i zbatimit të standardeve më të larta ndërkombëtare të të dhënave personale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që nënshkroi këtë marrëveshje, tha se me këtë Policisë së Kosovës po i ofrohet trajtim i barabartë me policitë e rajonit, duke shtuar se Kosova ka qenë e hendikepuar nga mungesa e informacioneve në kohë reale, me qëllim që të parandalojë dukurinë e kriminalitetit.

“Tani me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Policisë së Kosovës dhe agjencive të zbatimit të ligjit do t’ju ofrohet një mjet i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të goditur fuqishëm kriminalitetin transasional, duke mbyllur kështu një hapësirë që ka ekzistuar me vite të tëra. Kjo do të ndikojë në ruajtjen dhe forcimin e sigurisë jo vetëm të Republikës së Kosovës, por të gjithë rajonin dhe Evropës. Marrëveshja krijon marrëdhënie bashkëpunimi në mes të agjencive të zbatimit të ligjit të Kosovës të përfaqësuara nga Policia e Kosovës dhe të EUROPOL-it në mbështetje të Kosovës dhe të shteteve anëtare të BE-së për parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda. Marrëveshja e nënshkruar sot është marrëveshja bazë derisa priten të nënshkruhen edhe dy memorandume shtesë për zbatimin e kësaj marrëveshje”, tha ai.

Ndër të tjera, ministri tha se shumë shpejt pritet të dërgohet zyrtari ndërlidhës nga Policia e Kosovës në selinë qendrore të kësaj agjencie në Hagë.

Ndërsa, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova theksoi se kjo marrëveshje nuk do të nënshkruhej pa vullnet politik. Ajo e quajti këtë marrëveshje si aset, ku sipas saj do të përmbyllen negociatat me EUROPOL-in për të filluar veprimet për parandalimin e krimeve të rënda.

“Nënshkrimi i sotëm, i cili përmbyll me sukses negociatat mes EUROPOL-it dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit në Kosovë, për të luftuar krimet e rënda dhe pa dyshim do të jetë një aset i madh i cili do t’ju mbështesë në këto përpjekje. Pas futjes në fuqi të marrëveshjes, ky nivel i ri i bashkëpunimit do të jetë i rëndësishëm në trajtimin e rasteve dhe krimit që ndikojnë si në BE ashtu edhe në Kosovë. Siç është terrorizmi, krimi i organizuar posaçërisht shkëmbimit të informacioneve me agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. Përfitimet e kësaj marrëveshje janë të ndërsjella, si për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, si për EUROPOL-in”, ka thënë Apostolova.

Sipas Apostoloves, marrëveshja do të shumëfishojë kontaktet me të gjitha nivelet, e po ashtu bashkëpunimi efektiv është jetik për arritjen e elementeve kryesore që janë të vendosura në plan të përbashkët kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Ndërsa, Rashit Qalaj, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e quajti ndër arritjet më të mëdha. Sipas tij, PK dita-ditës po hyn në bashkëpunime me nivele të larta.

“Kjo marrëveshje e cila është nënshkruar sot ofron mundësi edhe më të mëdha për shkëmbim të informacioneve, hetime dhe operacionet e përbashkëta me shtetet e tjera. Parandalim dhe luftim të rreziqeve dhe kërcënime nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, si dhe parandalim e luftim nga krimi i organizuar trans-kufitar dhe krimeve të tjera. Rreziqet nga krimi në vazhdimësi evoluojnë, kriminelët shfrytëzojnë metoda dhe teknologji gjithnjë më të avancuar për t’i ikur drejtësisë… Policia sot ka arritur 94 marrëveshje bashkëpunimi policor që janë vlerësim i zbatimit të standardeve më të larta ndërkombëtare të të dhënave personale, shfaqje e pjekurisë së organizatës policore, por edhe një garanci se ne do të jemi një organizatë që i përgjigjet kërkesave ligjore sikur edhe kërkesave dhe nevojave të EUROPOL-it”, theksoi Qalaj.

Shefi i Policisë së Kosovës, tha se kjo marrëveshje do të mundësojë bashkëpunimin e drejtpërdrejt me EUROPOL dhe shtetet e BE-së. /kp/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Trump: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë – (Video )

Trump: Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë – (Video )

Nga një muaj paraburgim ndaj 30 të pandehurve për kontrabandë në Karaçevë

Nga një muaj paraburgim ndaj 30 të pandehurve për kontrabandë në Karaçevë

Ambasada amerikane jep detaje të vizitës së Grenell në Kosovë

Ambasada amerikane jep detaje të vizitës së Grenell në Kosovë

Drosopulos: Nepotizmi pamundëson luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë

Drosopulos: Nepotizmi pamundëson luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë

Maqedoni e Veriut: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të domosdoshme

Maqedoni e Veriut: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të domosdoshme

2 viktima dhe 61 raste të reja me COVID-19

2 viktima dhe 61 raste të reja me COVID-19

Zemaj: Po komunikojmë me OBSH-në për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19

Zemaj: Po komunikojmë me OBSH-në për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19

Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia është një partnere strategjike

Thaçi takohet me Erdoganin: Turqia është një partnere strategjike

LVV: Hoti ka një besim naiv që mund ta ndaj ekonominë nga politika

LVV: Hoti ka një besim naiv që mund ta ndaj ekonominë nga politika

​Gastronomet thyejnë pjata para Qeverisë (Foto)

​Gastronomet thyejnë pjata para Qeverisë (Foto)

Stacioni i autobusëve humbi gjysmë milion euro për shkak të pandemisë

Stacioni i autobusëve humbi gjysmë milion euro për shkak të pandemisë

Ndalohet kinezi që tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë

Ndalohet kinezi që tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë

Sveçla: Plani i aksionit në Karaçevë u dekonspirua ende pa filluar ai

Sveçla: Plani i aksionit në Karaçevë u dekonspirua ende pa filluar ai

Aplikimi për lotarinë amerikane nis më 2 tetor, këto janë rregullat

Aplikimi për lotarinë amerikane nis më 2 tetor, këto janë rregullat

Vjehrri e ngacmoi seksualisht renë, burri e rrahu – arrestohen të dy pejanët

Vjehrri e ngacmoi seksualisht renë, burri e rrahu – arrestohen të dy pejanët

Kërkohet paraburgim ndaj 30 personave të ndaluar gjatë aksionit në Karaçevë

Kërkohet paraburgim ndaj 30 personave të ndaluar gjatë aksionit në Karaçevë