​Isa Mustafa: Pse ka nevojë Enver Hoxhaj të gënjejë nga foltorja e Kuvendit?!

17.09.2020 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Isa Mustafa: Pse ka nevojë Enver Hoxhaj të gënjejë nga foltorja e Kuvendit?!

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar ndaj Enver Hoxhajt, pas deklarimeve të këtij të fundit rreth asociacionit të komunave serbe.

Hoxhaj tha se marrëveshja për themelimin e asociacionit është bërë nga Isa Mustafa.

E kjo ka zgjuar reagimin e shpejtë të kreut të LDK-së, duke thënë se një gjë e tillë është absolutisht e pavërtetë.

“E kam instaluar dhe fuqizuar rolin e Gjykatës kushtetuese, si arbitër përfundimtar. Por, të thuhet se unë e kam bërë marrëveshjen në vitin 2015 për themelimin e Asociacionit, kur për të është vendosur në vitin 2013, është e pavërtetë absolute. Pse vazhdon avazin e gënjeshtrave Enver Hoxhaj, ai e di. Por me rrenë nuk i bënë mirë as partisë së tij e lere më Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Faecbook.

Postimi i plotë:

Është profesor universitar, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës; një kohë ministër i jashtëm sa kam qenë unë Kryeministër.
Vendimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është në Marrëveshjen e Parë, të cilën e ka negociuar dhe e ka nënshkruar Kryeministri i atëhershëm, z. Hashim Thaçi (jo Isa Mustafa siç gënjen Enveri). Marrëveshja është ratifikuar me Ligj, në vitin 2013, me 2/3 e Kuvendit dhe është bërë obligim ndërkombëtar.
Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se Asociacioni do të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë e ratifikuar nga Kuvendi dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
Unë kam nënshkruar një marrëveshje të parimeve të përgjithshme për implementimin e Marrëveshjes së Parë, si pjesë e zbatimit të Ligjit për ratifikimin e kësaj Marrëveshje.
E kam instaluar dhe fuqizuar rolin e Gjykatës kushtetuese, si arbitër përfundimtar. Por, të thuhet se unë e kam bërë marrëveshjen në vitin 2015 për themelimin e Asociacionit, kur për të është vendosur në vitin 2013, është e pavërtetë absolute. Pse vazhdon avazin e gënjeshtrave Enver Hoxhaj, ai e di. Por me rrenë nuk i bënë mirë as partisë së tij e lere më Kosovës. IM

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Nigeri: Fyen Allahun, 13-vjeçari dënohet me dhjetë vjet burg

Nigeri: Fyen Allahun, 13-vjeçari dënohet me dhjetë vjet burg

Lajçak tregon temat për të cilat u diskutua sot në Bruksel

Lajçak tregon temat për të cilat u diskutua sot në Bruksel

Ismaili: Duke e bërë hisedar të Ujmanit, Hoti ia hapi derën Serbisë për ndarjen e resurseve të Kosovës

Ismaili: Duke e bërë hisedar të Ujmanit, Hoti ia hapi derën Serbisë për ndarjen e resurseve të Kosovës

​Isa Mustafa: Pse ka nevojë Enver Hoxhaj të gënjejë nga foltorja e Kuvendit?!

​Isa Mustafa: Pse ka nevojë Enver Hoxhaj të gënjejë nga foltorja e Kuvendit?!

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Hoxhaj: Nëse ju mendoni që kjo qeveri ka negociuar në Uashington, e keni gabim

Hoxhaj: Nëse ju mendoni që kjo qeveri ka negociuar në Uashington, e keni gabim

VV thotë se Kosova nuk fitoi asgjë në Uashington

VV thotë se Kosova nuk fitoi asgjë në Uashington

LDK tani pajtohet me minishengenin, Gashi thotë se Kosova duhet të hyjë aty si shtet

LDK tani pajtohet me minishengenin, Gashi thotë se Kosova duhet të hyjë aty si shtet

Hoti, deputetëve: Nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik me Serbinë

Hoti, deputetëve: Nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik me Serbinë

Kurti: Ujmani është toka jonë, nuk i ka takuar kurrë Serbisë

Kurti: Ujmani është toka jonë, nuk i ka takuar kurrë Serbisë

80-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

80-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Deputetët nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, reagon Selmanaj

Deputetët nuk e votuan Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, reagon Selmanaj

Tre të vdekur dhe 43 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 43 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Presidenca boshnjake diskutoi për njohjen e Kosovës, Dodik ishte kundër saj

Presidenca boshnjake diskutoi për njohjen e Kosovës, Dodik ishte kundër saj

Kastrati thotë se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor

Kastrati thotë se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor

​Prodhuesit kërkojnë garantim të veçantë kreditor për sektorin e tyre

​Prodhuesit kërkojnë garantim të veçantë kreditor për sektorin e tyre