​Hoti: Rajoni është i ndarë, ekziston vullneti i udhëheqësve për ta ndryshuar atë

29.07.2020 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Hoti: Rajoni është i ndarë, ekziston vullneti i udhëheqësve për ta ndryshuar atë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar në video-samitin e organizuar nga Këshilli Atlantik i Uashingtonit, se rajoni i Ballkanit Perëndimor është i ndarë dhe i integruar pamjaftueshëm ekonomikisht.

Sidoqoftë, pretendon Hoti, ekziston një vullnet midis drejtuesve për të hequr pengesat infrastrukturore dhe burokratike, në mënyrë që ekonomitë të mund të bashkëpunojnë.

Hoti tha se është bërë shumë për integrimin e rajonit, por se duhet pranuar që Ballkani Perëndimor është kryesisht i ndarë kur bëhet fjalë për integrimin ekonomik.

Ai ka theksuar se ende ekzistojnë barriera burokratike dhe një numër i madh çështjesh që duhen adresuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për legjislacionin, por edhe infrastrukturën dhe barrierat e tjera teknike.

“Ne nuk kemi lidhje infrastrukturore midis kryeqyteteve tona dhe vendeve, rajoni është i ndarë. Por unë mund të them se ekziston një vullnet midis udhëheqësve në rajon që të punojnë së bashku për të hequr menjëherë barrierat dhe për t’u përfshirë në projekte të mëdha që do të lidhin kryeqytetet dhe vendet tona,” tha Hoti.

Ai tha se të njëjtat kushte që ekzistojnë midis dy vendeve që kanë një marrëveshje bilaterale duhet të jenë të mundshme për të gjithë të tjerët dhe se do të ndihmonte në heqjen e barrierave burokratike.

“Unë mendoj se kjo është mënyra e vetme që ne të plotësojmë njëra-tjetrën, sepse ekonomitë tona janë individualisht të vogla kur bëhet fjalë për tregjet. Nëse punojmë së bashku, ne mund të plotësojmë njëri-tjetrin”, tha Hoti.

Hoti nuk përmendi nismën “Mini-Shengen”, dhe gatishmërinë e Kosovës për t’u bashkuar me iniciativën, e cila u mbështet nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Ndryshe, në samit po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi Dragica Sekuliq, kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH Zoran Tegeltija, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Penderovski dhe zëvendës-presidenti ekzekutiv i Këshillit Atlantik Damon Wilson.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arsyet se pse nuk duhet të ndodh një bllokim i dytë në Britani të Madhe

Arsyet se pse nuk duhet të ndodh një bllokim i dytë në Britani të Madhe

Gjuriq i përgjigjet Lajçakut: Nesër në Bruksel do të flitet për Asociacionin

Gjuriq i përgjigjet Lajçakut: Nesër në Bruksel do të flitet për Asociacionin

KEDS paralajmëron qytetarët për riparime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS paralajmëron qytetarët për riparime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

Gucati: Materiale të tjera kanë arritur sot në zyrat e OVL së UÇK-së

Gucati: Materiale të tjera kanë arritur sot në zyrat e OVL së UÇK-së

​Lajçak tregon temat që do të diskutohen nesër në Bruksel

​Lajçak tregon temat që do të diskutohen nesër në Bruksel

​Asociacioni të largohet nga tavolina e dialogut, do të hasë në rezistencë jetësimi i tij

​Asociacioni të largohet nga tavolina e dialogut, do të hasë në rezistencë jetësimi i tij

Paralajmërimi për protesta, Hoti takon përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës

Paralajmërimi për protesta, Hoti takon përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës

Bullgaria kushtëzon bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Bullgaria kushtëzon bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

​6 muaj burg dhe 800 euro gjobë për dhënie të ryshfetit

​6 muaj burg dhe 800 euro gjobë për dhënie të ryshfetit

Kuvendi i kthehet nesër punës, në rend dite projektligji që mundëson tërheqjen e 10 %-shit nga Trusti

Kuvendi i kthehet nesër punës, në rend dite projektligji që mundëson tërheqjen e 10 %-shit nga Trusti

Kosova dhe Maqedonia e Veriut zotohen se do t’i hapin kufijtë pa kushte

Kosova dhe Maqedonia e Veriut zotohen se do t’i hapin kufijtë pa kushte

Osmani premton mbështetje me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 për kategoritë e rrezikuara sociale

Osmani premton mbështetje me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 për kategoritë e rrezikuara sociale

Tre të vdekur dhe 76 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Tre të vdekur dhe 76 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Edhe Shërbimi Korrektues paralajmëron protestë

Edhe Shërbimi Korrektues paralajmëron protestë

Thaçi kërkon nga Kuvendi t’ia ndalojë Hotit dialogimin për çështje të brendshme të Kosovës

Thaçi kërkon nga Kuvendi t’ia ndalojë Hotit dialogimin për çështje të brendshme të Kosovës

Hoti: Nesër në Bruksel nuk do të diskutohet për AKS-në

Hoti: Nesër në Bruksel nuk do të diskutohet për AKS-në