​Hoti: Qasja jonë në dialog është legjitime dhe e vetmja

18.07.2020 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Hoti: Qasja jonë në dialog është legjitime dhe e vetmja

Hoti: Qasja jonë në dialog është legjitime dhe e vetme

Kryeministri Avdullah Hoti, përmes një statusi në Facebook ka thënë se askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që po ndërtojnë, teksa ka shtuar se për një muaj arritën ta rikthejnë Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve ndërkombëtarë.

Kryeministri duke folur për dialogun e rifilluar në Bruksel ka thënë se qasja e tyre nda këtij procesi është legjitime dhe e vetme, ndërsa ka siguruar se në fund do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike.

Ky është statusi i tij i plotë:

Askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që po ndërtojmë, sepse është edhe në të mirën e tyre.

Për një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve tanë ndërkombëtarë. Nga një raport i lënduar me BE dhe SHBA, tani kemi mbështetje nga të gjithë për cakun e dialogut, që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Për një muaj, ne hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës, të cilën më nuk e përmend kush.

Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë.

Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme. Koha e politikës izoluese dhe e frikës për t’u përballur është tashmë pas nesh.

Parimet e qarta dhe sinqeriteti ynë përballë partnerëve ndërkombëtarë po na mundësojnë ecjen tonë krah tyre dhe po na sigurojnë garancinë për proces dialogues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Vaksina anticovid më shpejt se sa e kishim imagjinuar në treg

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Aksident mes tri veturash në Rrugën e Kombit, vdes një prej shoferëve

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Joe Biden letër Agim Rexhepit: Zoti ju bekoftë!

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja Serbe refuzon Cakaj si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

OVL UÇK reagon pas vazhdimit të mandatit të Speciales

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Daut Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Vdes nga Covid-19 një shtatzënë në QKUK

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

Komuna e Prishtinës vendos t’i ndihmojë mediat me 100 mijë euro

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

Vazhdon mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

​Lajçak informon Bundestagun për dialogun Kosovë-Serbi

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

10 viktima dhe 656 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​Kurti: Qeveria Hoti nuk është legjitime – ja kur duhet të zgjidhet presidenti i ri

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

​BE kritikohet për anshmëri në dialogun Kosovë-Serbi

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi vendos flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Kërcënohet zëvendësministri Zafir Berisha

Kërcënohet zëvendësministri Zafir Berisha