​Hoti: Marrëveshja me SHBA do të krijojë mijëra vende të reja pune

21.09.2020 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
​Hoti: Marrëveshja me SHBA do të krijojë mijëra vende të reja pune

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka dhënë detaje nga takimi me delegacionin amerikan në Prishtinë.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ka njoftuar delegacionin amerikan për prioritetet e Qeverisë dhe angazhimin e saj për rimëkëmbje ekonomike, si dhe ka falënderuar SHBA për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, si dhe në projektet konkrete për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Postimi i plotë:

Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune

Bashkë me anëtarë të kabinetit, gjatë ditës së sotme kemi pritur në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili përbëhej nga i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA, (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID-it, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në ShBA.

E kam njoftuar delegacionin amerikan për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe angazhimin tonë për rimëkëmbje ekonomike. Po ashtu kam falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, si dhe në projektet konkrete për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

Pas takimi, në një ceremoni të veçantë, me kryeshefin Ekzekutiv të Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA (DFC), Adam Boehler, kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe ShBA-ve.

Me lejoni t’ju falënderoj të gjithëve për këtë interesim! Ne sot ishim të nderuar të presim në Qeverinë e Kosovës delegacionin nga ShBA-të, të kryesuar nga ambasadori Grenell. Ishte një nder i veçantë me një delegacion të agjencive kyçe të ShBA-ve për zbatimin e marrëveshjes, të cilën e kemi arritur në Uashington më datë 4 shtator.

Prezenca e tyre sot besoj që flet një gjë, tregon vendosmërinë dhe seriozitetin e Presidentit Trump, të Administratës së tij, të ambasadorit dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij, për zbatimin e një marrëveshjeje që po cilësohet me plot të drejtë marrëveshje historike, hap tepër i madh drejt finalizimit të marrëveshjes finale në mes të dy vendeve.

Kishim një bisedë të gjerë dhe të detajizuar për të gjitha pikat e marrëveshjes. E them me kënaqësi dhe e kam për nder ta them që do të lëvizim shpejt për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Tanimë është krijuar një momentum i ri ekonomik në Kosovë dhe në regjion dhe bashkë me këtë momentum të ri ekonomik besoj se do të lëvizim përpara edhe në pjesën e normalizimit të marrëdhënieve politike.

Kjo marrëveshje që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune, do ta shndërrojë Kosovën dhe regjionin në regjion më të integruar në aspektin e infrastrukturës dhe të zhvillimit ekonomik.

Ne jemi angazhuar komplet si qeveri, i kemi bërë përgatitjet e nevojshme dhe tash presim që në javët e ardhshme, konkretisht ministrat përkatës në qeveri, bashkë me pjesën e Administratës së ShBA-ve, të lëvizin konkretisht në zbatimin e marrëveshjes.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deklaratë e përbashkët e Kosovës dhe SHBA – (dokument)

Deklaratë e përbashkët e Kosovës dhe SHBA – (dokument)

​Hoti: Marrëveshja me SHBA do të krijojë mijëra vende të reja pune

​Hoti: Marrëveshja me SHBA do të krijojë mijëra vende të reja pune

Trump tha se kanë “ndalur vrasjet në mes shqiptarëve dhe serbëve”, Grenell nuk i komenton deklaratat

Trump tha se kanë “ndalur vrasjet në mes shqiptarëve dhe serbëve”, Grenell nuk i komenton deklaratat

​Selimi: Hoti nuk ka pasur legjitimitet që të shkojë në Uashington

​Selimi: Hoti nuk ka pasur legjitimitet që të shkojë në Uashington

Premtohen 100 milionë dollarë investime në Kosovë

Premtohen 100 milionë dollarë investime në Kosovë

Thaçi dekoron Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Thaçi dekoron Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Grenell: Zhvillimi ekonomik do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit

Grenell: Zhvillimi ekonomik do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit

Bildt: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Bildt: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Lajçak mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ministrat e C5

Lajçak mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ministrat e C5

Veliu emëroi zëvendësministrat e MPB-së në cilësinë e koordinatorëve nacionalë

Veliu emëroi zëvendësministrat e MPB-së në cilësinë e koordinatorëve nacionalë

​S’ka kuorum – dështon rezoluta e LVV-së për nënstacionin policor në Karaçevë

​S’ka kuorum – dështon rezoluta e LVV-së për nënstacionin policor në Karaçevë

Pozita dhe opozita përplasen sërish rreth Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Pozita dhe opozita përplasen sërish rreth Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

​Komuna e Obiliqit subvencionon nënat vetushqyese dhe gratë në biznes

​Komuna e Obiliqit subvencionon nënat vetushqyese dhe gratë në biznes

Dy vdekje dhe 79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy vdekje dhe 79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ramush Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve

Ramush Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve

Hungaria vlerëson se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave

Hungaria vlerëson se Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave